Menaxher i Shitjes

Future Ads
17 ditë të mbetura

Titulli i Pozitës: Menaxher i Shitjes

Departamenti: Marketing dhe Reklamim Dixhital Programmatik

Përshkrimi i Pozitës:

Ne jemi në kërkim të një Menaxheri të Shitjeve me njohuri të përgjithshme në marketing dhe reklamim dixhital. Të jetë përgjegjës për identifikimin dhe tërheqjen e klientëve të rinj, ndërkohë që do të vazhdojë të kultivojë marrëdhëniet me klientët aktualë. Ky rol kërkon një kandidat me aftësi të mira, një qasje strategjike ndaj shitjeve, dhe njohuri të pergjithshme në reklamim dixhital, si Facebook Ads, Google Ads, Ad Manager etj.

Detyrat Kryesore:

  • Identifikimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të reja me klientë
  • Prezantimi i shërbimeve të reklamimit programatik dhe të marketingut dixhital tek klientët potencialë.
  • Hartimi i strategjive të shitjeve të bazuar në analizën e tregut dhe tendencave në industrinë e reklamimit dixhital.
  • Krijimi i një pipeline të fortë shitjesh dhe menaxhimi i te dhenave të klientëve përmes CRM-ve (Sisteme të Menaxhimit të Marrëdhënieve me Klientin).
  • Bashkepunimin me ekipet e marketingut dhe reklamimit për të zhvilluar fushata që përmirësojnë praninë e brendit dhe rrisin shitjet.
  • Raportimi i performancës dhe analiza e rezultateve për të përmirësuar strategjitë e ardhshme të shitjes.


Aftësitë dhe Kualifikimet:

  • Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze
  • Njohuri te përgjithshme në fushën e marketingut digjital
  • Njohuri të përgjithshme në Google Ads, Google Analytics, Facebook Ads Manager, apo AD Platforma tjera.
  • Aftësi të shkëlqyera në negocim dhe mbyllje të marrëveshjeve me klientët.
  • Përvojë në përdorimin e CRM-ve dhe mjetet analitike për të ndjekur performancën e shitjeve.
  • Kapacitet për të punuar në një mjedis të shpejtë dhe të orientojë prioritete të shumta.
  • Orientim i fortë ndaj klientit dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët.


Si të Aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj përfshirë CV-në në emailin: info@futureads.io apo aplikoni direkt përmes butonit:

Apliko për këtë pozitë