Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Inxhinier/Bachelor të Ndërtimtarisë ,Operator te eskavatorit,Mekanik,Shofer kamioni
2A Group shpk
Inxhinier/Bachelor të Ndërtimtarisë-3 (tri) Pozita
Kushtet që duhet t’i plotësoj:
- Diploma universitare (Bsc ose master)
- Përvojë pune pas diplomimit min. 3 vite, në ekzekutim të projekteve në ndërtim të ulët dhe ndërtim të lartë;
- CV-ja
- Referenca nga punëdhënës për ekzekutime të suksesshme të punëve;
- Të posedoj patente shofer B.
Detyrat e punës :
- Vlereson dhe rishikon projektet në hartim/ekzekutimin e sipër;
- Identifikon mangësitë në projekte dhe parashtron kërkesat për përmirësimet e nevojshme;
- Kontribon në vlerësimin dhe rishikimin e projekteve, kontribon në progresin dhe zhvillimin e projekteve të reja;
- Kontribon në mbikqyrjen e punës së vazhdueshme të punëtorëve në terren;
- Përgatitja e raporteve te ndryshme të mbarëvajtjes së punëve, identifikimi i ngecjeve apo mangësive në punë si dhe propozimi i zgjedhjeve adekuate;
- Kryen edhe punë të tjera që i kërkohet, që ka të bëjë me pozitën dhe profesionin e tij.
Shkathtësi kyçe, aftësi dhe përvoja:
- Aftësi të mira kompjuterike në MS Office (Excel, Word ), AutoCad, etj.;
- Aftësi punë ekipore dhe aftësi të mira ndërnjerëzore dhe komunikative;
- Aftësi të mbajtjes në përgjegjësi, precizitetit në punë dhe të jetë në gatishmëri për orar fleksibil;
- Të ketë aftësi llogaridhënje dhe llogarimarrje, si dhe aftësi për raportim të saktë;
- Njohja e gjuhës angleze (e preferueshme).
Operator të eskavatorit-1(nje) pozite
- Operon me Eskavator sipas standardeve dhe rregulloreve te kompanisë
- Kontrollon Eskavatorin sipas procedurave standarde të operimit për të siguruar vazhdueshmërinë e punës
- Operon sipas udhëzimeve nga eprorët, duke përfunduar çdo detyrë në mënyrë të sigurtë dhe efikase
- Kryen edhe detyra tjera shtesë me eskavatorë sipas nevojes
- Të ketë përvoje pune si operator në Eskavator së paku 3 vitet e fundit, poashtu kategorinë përkatëse për operim me makineri te rënda
- Njohuri për mirëmbajtje bazike të makinerisë së rëndë
- Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup
Mekanik për makineri të rënda-1(nje) pozite
- Të ketë përvoje pune si Mekanik së paku 3 vite , në kategorinë përkatëse per makineri të rëndë
- Operon sipas udhëzimeve nga eprorët, duke përfunduar çdo detyrë në mënyrë të sigurtë dhe efikase
- Të ketë njohuri për servisim dhe mirëmbajtje të makinerisë së rëndë
- Bënë rregullimin e paisjeve dhe zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara
- Bënë pastrimin, lubrifikimin dhe kryerjen e shërbimeve rutinore të makinerise së rëndë, si dhe teston paisjet e riparuara
- Të jetë komunikativ dhe I përgjegjshëm në punë
- Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup
- Të posedoj kategorin “C” të vozitjes
Shofer kamioni-3(tri) pozita
- Të ketë përvoje pune si shofer së paku 3 vite , në kategorinë përkatëse per makineri.
- Operon sipas udhëzimeve nga eprorët, duke përfunduar çdo detyrë në mënyrë të sigurtë dhe efikase
- Të ketë njohuri për mirëmbajtje të makinerise
- Bënë pastrimin, lubrifikimin dhe kryerjen e shërbimeve rutinore të makinerise, si dhe teston paisjet e riparuara
- Të jetë komunikativ dhe I përgjegjshëm në punë
- Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup
- Të posedoj kategorin “C” të vozitjes
- Paga: Sipas marrëveshjes
- Ditet e vikendit si dhe ditet e festave paguhen sipas ligjit te Kosoves
- Pushim vjetor, sipas ligjit te Kosoves
- Transporti nga pika e grumbullimit deri ne vendpunishte
- Mundësi avansimi dhe trajnimi
Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë, mund t’i dërgojnë dokumentet në e-mail: [email protected] /nr.tel. 049 959 001
Njoftime Pune
Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.
Keni Nevojë për Ndihmë?
Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?