Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Projekt menaxher/ Inxhinier punishtes (inxhinier ndërtimi)
2A Group shpk
Kompania “2A GROUP”SH.P.K, me adresë: rr. Ali Pashë Tepelena, IVY Residence 1/14, Prishtinë shpall konkurs për pozitën:
2 Projekt menaxher (inxhinier ndërtimi në infrastrukturë)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatitja dhe menaxhimi i buxhetit të projektit;
- Përgatitja dhe menaxhimi i grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij;
- Koordinon punën me strukturat e kompanisë dhe të investitorëve që janë të angazhuara në këtë projekt;
- Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standardet e kompanisë
- Miraton raportin e përgjithshëm si dhe cost raportet mujore të projektit;
- Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
- Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
- Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
- Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
- Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
- Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
- Përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi (Infrastrukturë)
Eksperienca: Jo më pak se 10 vite përvojë si projekt menaxher.
Aftësitë:
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh);
- Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etj.).
4 Inxhinier të punishtes (inxhinier ndërtimi)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë;
- Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve, përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm;
- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
- Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.;
- Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
- Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
- Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
- Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;
- Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
- Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
- Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, hidraulik , elektricist, gjeodet etj) për punime në kantier;
- Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
- Evidentimin e nevojave për materiale,të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
- Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse;
- Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.
Eksperienca: Jo më pak se 3 vite përvojë pune në ndërtim
Aftësitë:
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
- Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.);
Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë, mund t’i dërgojnë dokumentet në e-mail: [email protected]
Njoftime Pune
Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.
Keni Nevojë për Ndihmë?
Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?