Koordinator/e e Komunikimit

Anibar

Ne po kërkojmë një Koordinator/e Komunikimi për të bashkë-dizenjuar dhe përcjellë mesazhin e organizatës Anibar. 


Si një ekip njerëzish që menaxhojnë një hapësirë publike, organizojnë ngjarje kulturore në shkallë të gjerë në qytet dhe punojnë për dhe me komunitetin, ne po ftojmë dikë t'i bashkohet ekipit tonë prej 16 njerëzve të aftë dhe të motivuar me prejardhje të ndryshme profesionale. 

Kërkojmë dikë që: 

-Mund të punojë me orar të plotë në Pejë; 
- Është kreativ dhe i aftë në komunikimin në gjuhën shqipe dhe angleze (njohja e gjuhëve të tjera është plus); 
-Mund të menaxhojë departamentin e komunikimit; 
-Mund të organizojë dhe planifikojë strategji komplekse komunikimi në mënyrë të detajuar dhe të monitorojë zbatimin e tyre; 
-Të ketë njohuri për llojet e jashtme të komunikimit (marketing, marrëdhënie me media, media sociale, reklama, etj); 
-Ka njohuri dhe përvojë të menaxhimit kulturor; 
-Është i detajuar përsa i përket dukshmërisë dhe kërkesave; 
-Është elokuent në të folurit publik dhe njeh audiencën; 
-Mund të gjejë mënyra për të komunikuar përmbajtjen me të gjitha grupmoshat dhe komunitetet; 
-Mund të prezantojë përmbajtje në të gjitha formatet multimediale tradicionale dhe online; 
-Ka qasje të ndjeshme, të kujdesshme dhe respektive ndaj punës dhe njerëzve; 
-Është efikas dhe sinergjizon detyrat; 
-Është krijues dhe ka një mendje krijuese; 
-Të ketë aftësi të mira ndërpersonale për të qenë komunikues, i vëmendshëm, fleksibël dhe bashkëpunues; 

Kualifikimet: 

1. Diplomë Bachelor në shkencat sociale, komunikim dhe marrëdhënie me publikun ose ekuivalent. 

2. Ka përvojë të mëparshme në punë në një organizatë kulturore ose të shoqërisë civile. 

Si të aplikoni dhe njoftimi i përzgjedhjes: 

Faza 1 

Bëni një video të shkurtër 2-minutëshe duke shpjeguar se kush jeni dhe pse dëshironi të punoni në Anibar (çdo format që zgjidhni) 

Na dërgoni videon dhe një CV në [email protected] me një subjekt kreativ + Koordinator komunikimi në Anibar. 

Faza 2 

Të gjithë aplikantët e suksesshëm të fazës 1, do të vazhdoni në fazën 2 ku do t'ju kërkohet: 

Ndani me ne një ese prej 200 – 300 fjalësh për qasjen tuaj komunikuese dhe strategjike se si do të promovoni një ngjarje specifike të Anibar në komunitet. 

Faza 3 

Për të gjithë aplikantët e suksesshëm të fazës 2 do të vijojë një intervistë. 

Anibar falenderon të gjithë ata që aplikojnë, megjithatë vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

Afati i fundit për aplikim për fazën 1 është 01/03/2023 ora 23:59.

Job Alerts

Get notified when new positions matching your interests become available at Telegrafi Jobs.

Need Help?

Questions about our hiring process or want to learn more about working with us?