Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Financier/e – Kontabilist/e
ATD ACADEMY
KONKURS PUNE
Shkolla “ATD” në Prishtinë shpall konkurs për pozitën:
Një (1) Financier/e – Kontabilist/e
Orar i plotë
Shkolla ATD kërkon një person profesional, të përgjegjshëm dhe të organizuar për menaxhimin e çështjeve financiare dhe kontabilitetit të institucionit.
Përgjegjësitë kryesore
Menaxhimi dhe evidentimi i të hyrave dhe shpenzimeve të shkollës;
Përgatitja dhe regjistrimi i faturave, pagesave dhe dokumentacionit financiar;
Mbajtja dhe përditësimi i evidencave financiare dhe kontabël;
Përgatitja e raporteve mujore, periodike dhe vjetore financiare;
Menaxhimi dhe evidentimi i pagesave të nxënësve;
Evidentimi i obligimeve ndaj furnitorëve dhe palëve të treta;
Përgatitja e listës së pagave dhe dokumentacionit përkatës;
Bashkëpunimi me bankat, Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet tjera relevante;
Përgatitja dhe sistemimi i dokumentacionit financiar për nevoja të auditimit dhe kontrollit;
Mbështetja e menaxhmentit në përgatitjen dhe planifikimin e buxhetit të shkollës;
Kujdesi për respektimin e procedurave dhe legjislacionit financiar dhe tatimor në fuqi;
Kryerja e detyrave të tjera financiare dhe administrative sipas nevojave të institucionit.
Kushtet per aplikim
Kandidatët duhet:
Të kenë të përfunduar Fakultetin Ekonomik, drejtimi Financë, Kontabilitet, Banka ose drejtim tjetër relevant;
Të kenë përvojë pune në financë dhe/ose kontabilitet;
Përvoja në institucione arsimore konsiderohet përparësi;
Të kenë njohuri të mira të legjislacionit financiar dhe tatimor në Republikën e Kosovës;
Të kenë aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Excel, Word dhe programeve të kontabilitetit;
Të kenë aftësi të mira organizative, analitike dhe të menaxhimit të dokumentacionit;
Të jenë të saktë, të përgjegjshëm dhe të besueshëm në punë;
Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
CV-në;
Kopjen e diplomës universitare;
Kopjen e dokumentit të identitetit;
Dëshmi për përvojën e punës, nëse posedojnë;
Certifikata profesionale në fushën e financave/kontabilitetit, nëse posedojnë;
Afati i aplikimit
Konkursi është i hapur deri më 21.08.2026.
MËNYRA E APLIKIMIT
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar dokumentacionin e kërkuar në adresën elektronike të Shkollës ATD:
Email: [email protected]
Tel: +383 49 986 700
Në titullin e emailit duhet të shënohet:
“Aplikim për pozitën Financier/e – Kontabilist/e”
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Shkolla ATD – Prishtinë
Mundësi të Tjera të Fundit
Sales Development and Marketing Manager
9/14/2026Solace Management Ltd
Property Manager
9/14/2026Solace Management Ltd
Kryeshef Ekzekutiv të NPL "Stacioni i Autobusëve" Sh.a, Prishtinë
9/11/2026NPL "Stacioni i Autobusëve" Sh.a, Prishtinë
Mësimdhënës/e (Matematikë)
9/10/2026ATD ACADEMY
Kuzhinier
9/9/2026Restaurant Pinocchio
Vozites B
9/8/2026Viva Fresh Store