Position Expired
This job is no longer accepting applications.
Menaxher/e të Marketingut
Bau Holding
Bau Holding dhe Bau Market janë në kërkim të një (1) Menaxher/e të Marketingut, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
Një (1), Vend të lirë pune, në pozitë Menaxher/e të Marketingut
Ky pozicion është i përsosur për një profesionist/e me përvojë, aftësi të forta udhëheqëse dhe vizion strategjik për të zhvilluar dhe menaxhuar marketingun e Bau Holding dhe Bau Market.
Detyrat dhe përgjegjësitë
→ Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut të kompanisë.
→ Udhëheqja, motivimi dhe zhvillimi i ekipit të marketingut.
→ Analizimi i tregut, ndjekja e trendeve dhe përshtatja e strategjive të marketingut sipas nevojës.
→ Menaxhimi i imazhit të markës dhe sigurimi i konsistencës në të gjitha kanalet e komunikimit.
→ Vendimmarrja mbi prioritetet e marketingut dhe shpërndarjen e resurseve për fushata dhe projekte të ndryshme.
→ Vlerësimi i performancës së fushatave marketingu përmes analizave të detajuara si dhe raportimi i tyre tek menaxhmenti ekzekutiv.
→ Negocimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me partnerët, furnitorët dhe agjencitë e jashtme të marketingut.
→ Përfaqësimi i kompanisë në evente, panaire dhe aktivitete të rëndësishme promovuese.
→ Koordinimi i ngushtë me menaxherët e departamenteve të tjera për të mbështetur objektivat e përgjithshme të kompanisë.
→ Bashkëpunon ngushtë me shitjen dhe ndihmon në zhvillimin e aktiviteteve
→ Menaxhimi i rrjeteve sociale,PR, reklamave, etj
→ Planifikon strategjinë online- vendos si kompania do të promovohet në internet (p.sh rrejte sociale, google dhe email marketing).
→ Menaxhon kampaniat e reklamimit, krijon dhe ndjek reklamat në facebook, instagram, tiktok, google etj.
→ Analizon rezultate sa persona e panë, sa klikuan, sa blenë dhe ndryshon fushata sipas nevojsës.
→ Kujdeset për buxhetin- vendos sa para do të shpenzohen për marketingun dhe kontrollon fitimin që sjell.
Benefitet:
→ Pagë e lartë
→ Veturë zyrtare;
→ Bonuse Vjetor;
→ Trajnime profesionale;
Njohuritë dhe Shkathtësitë:
→ Minimum 5 vjet përvojë pune në kompani të marketingut (e dokumentuar)
→ Diplomë universitare në marketing, menaxhim biznesi ose fusha të ngjashme (Master është përparësi).
→ Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje, komunikim dhe prezantim.
→ Njohuri të avancuara në strategjitë e marketingut digjital dhe tradicional.
→ Aftësi të forta për marrjen e vendimeve dhe përballimin e presionit.
→ Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (shkrim dhe të folur).
→ Kreativitet dhe vizion për të ndërtuar fushata të reja dhe inovative.
Dokumentet e kërkuara:
→ CV
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: [email protected]
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Menaxher/e Marketingu)
→ Ky konkurs do jetë i hapur deri më 24.10.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.
Other Recent Opportunities
Termat e Referencës - Java e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës 2025
10/29/2025DVV International - Kosova
Accounting Specialist
10/29/2025TalentBridge SH.P.K.
Mirëmbajtës/e në market
10/28/2025Viva Fresh Store
Arkatare, Sektorist/e
10/28/2025Viva Fresh Store
Arkatare, Sektorist/e
10/28/2025Viva Fresh Store
Department Menaxher/e
10/28/2025Viva Fresh Store
Job Alerts
Get notified when new positions matching your interests become available at Telegrafi Jobs.
Need Help?
Questions about our hiring process or want to learn more about working with us?