Bau Market logo

Aplikim – Analist i Blerjes

Bau Market

KONKURS

ANALIST I BLERJES

Analisti i Blerjes është përgjegjës për analizimin, planifikimin dhe mbështetjen e proceseve të blerjes për sektorët Meremetim, Instalime dhe Sanitari, duke analizuar çmimet, kostot, shitjet, stokun, furnitorët dhe performancën e produkteve.

Qëllimi i pozitës është të sigurojë që vendimet e blerjes për sektorët përkatës të bazohen në të dhëna të sakta, kërkesën e tregut dhe performancën komerciale, duke kontribuar në optimizimin e kostove, nivelit të stokut, marzhës dhe profitabilitetit të kompanisë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Analizon të dhënat e blerjeve, shitjeve, stokut, çmimeve dhe marzhës për produktet dhe kategoritë përkatëse;

  • Përgatit analiza periodike mbi performancën e produkteve, kategorive dhe furnitorëve;

  • Analizon çmimet e blerjes dhe ndryshimet e tyre dhe identifikon devijimet apo rritjet e pajustifikuara të kostove;

  • Hulumton tregun, analizon çmimet dhe kostot përcjellëse të blerjes (transporti, taksat etj);

  • Negocion çmimet dhe kushtet tjera të blerjes sipas politikave të kompanisë;

  • Krahason ofertat dhe kushtet komerciale të furnitorëve dhe përgatit analiza krahasuese për vendimmarrje;

  • Analizon raportin ndërmjet çmimit të blerjes, çmimit të shitjes, marzhës dhe profitabilitetit;

  • Monitoron nivelin dhe qarkullimin e stokut dhe identifikon produktet me qarkullim të ulët, stok të tepërt apo rrezik për mungesë;

  • Monitoron realizimin e porosive dhe evidenton vonesat, mospërputhjet apo problemet me furnizimin;

  • Mban dhe përditëson bazën e të dhënave të furnitorëve, artikujve, çmimeve dhe kushteve komerciale;

  • Kontrollon dhe analizon ndryshimet në çmimet hyrëse dhe ndikimin e tyre në marzhë;

  • Identifikon mundësi për uljen e kostove dhe përmirësimin e kushteve të blerjes;

  • Mbështet procesin e negocimit me furnitorët përmes përgatitjes së analizave dhe të dhënave relevante;

  • Kontrollon nëse kushtet e dakorduara me furnitorët reflektohen në porosi, dokumentacion dhe faturim;

  • Bashkëpunon me departamentin e shitjes dhe menaxhmentin për identifikimin e produkteve me potencial të lartë apo performancë të dobët;

  • Bashkëpunon me logjistikën dhe magazinën për optimizimin e nivelit të stokut;

  • Përgatit raporte javore, mujore dhe analiza sipas kërkesës së menaxhmentit;

  • Siguron saktësinë dhe konsistencën e të dhënave që përdoren në analizat e blerjes;

  • Jep rekomandime konkrete për optimizimin e blerjeve, kostove dhe stokut;

  • Kryen detyra të tjera profesionale që lidhen me fushën e blerjes dhe analizës, sipas kërkesës së menaxhmentit.

KUALIFIKIMET DHE KRITERET

Kandidati/ja duhet të ketë:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Menaxhim, Administrim Biznesi, Logjistikë, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme;

  • Përvojë pune në blerje, analizë të të dhënave, financa, controlling, retail ose pozita të ngjashme konsiderohet përparësi;

  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel;

  • Aftësi të avancuara numerike dhe analitike;

  • Aftësi për të interpretuar të dhënat dhe për t'i shndërruar ato në rekomandime konkrete për biznesin;

  • Kuptim të mirë të kostos, marzhës, profitabilitetit dhe menaxhimit të stokut;

  • Aftësi të mira në përgatitjen dhe prezantimin e raporteve;

  • Njohja e gjuhës angleze në nivel të avancuar, në të folur dhe në të shkruar – kusht i domosdoshëm;

  • Aftësi për komunikim profesional dhe zhvillim të korrespondencës në gjuhën angleze me furnitorë dhe partnerë ndërkombëtarë;

AFTËSITË DHE KOMPETENCAT

Kërkojmë një kandidat/e që karakterizohet nga:

  • Mendim analitik dhe logjik;

  • Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve;

  • Aftësi për të punuar me numra dhe sasi të mëdha të të dhënave;

  • Aftësi për të identifikuar probleme dhe për të propozuar zgjidhje;

  • Orientim drejt rezultateve dhe optimizimit të kostove;

  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të prioriteteve;

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;

  • Komunikim dhe bashkëpunim profesional ndërmjet departamenteve;

APLIKIMI

Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në, së bashku me dokumentacionin relevant që dëshmon kualifikimin dhe përvojën profesionale, në adresën elektronike [email protected].

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazën e intervistimit.
Ky konkurs skadon me: 20 Tetor 2026

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë
Vendndodhja
Prishtinë

Ndaj këtë punë:

✨ Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet