Asistent/e në Financa dhe Kontabilitet
Bau MarketKONKURS PUNE
BAU Market L.L.C.
Pozita: Asistent/e në Financa dhe Kontabilitet
📍 Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
Regjistrimi dhe përpunimi i faturave të blerjes, shitjes dhe shpenzimeve në sistemin financiar.
Regjistrimi i transaksioneve bankare dhe kontrollimi i dokumentacionit përkatës.
Barazimi i llogarive të klientëve, furnitorëve dhe bankave.
Evidentimi dhe kontrollimi i avanseve dhe parapagimeve.
Regjistrimi dhe kontrollimi i transaksioneve të brendshme ndërmjet njësive të kompanisë.
Mbështetja në përgatitjen dhe kontrollimin e librave të blerjes dhe shitjes për qëllime të TVSH-së.
Kontrollimi, sistemimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
Përgatitja e raporteve periodike të shitjeve, shpenzimeve dhe të dhënave të tjera financiare.
Mbështetja në kontrollimin dhe barazimin e arkave dhe dokumentacionit të pikave të shitjes.
Evidentimi i shpenzimeve dhe mbështetja në regjistrimin e aseteve fikse.
Komunikimi dhe bashkëpunimi me njësitë operative për sigurimin e saktësisë së dokumentacionit financiar.
Kryerja e detyrave të tjera financiare dhe administrative sipas nevojave të departamentit.
Kualifikimet dhe kërkesat
Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
Njohuri bazike të kontabilitetit dhe proceseve financiare.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Microsoft Excel.
Aftësi të mira analitike, organizative dhe të komunikimit.
Saktësi, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet kohore.
Njohja e programeve të kontabilitetit përbën përparësi.
Përvoja paraprake në financa ose kontabilitet është e preferueshme, por jo e domosdoshme.
Ne ofrojmë:
Pagë konkurruese.
Ambient profesional dhe dinamik pune.
Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike [email protected].
Në subjektin e emailit duhet të shkruhet titulli i pozitës për të cilën aplikohet " Asistent/e në Financa dhe Kontabilitet ".
Konkursi mbetet i hapur për 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e publikimit, përkatësisht deri më 10.11.2026.
Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- Kohë e Plotë
- Vendndodhja
- Prishtinë
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.