Bau Market logo

Menaxher i Pikës/Njësisë

Bau Market

KONKURS PUNE

BAU MARKET L.L.C.

 

Pozita: Menaxher i Pikës/Njësisë

📍 Pejë

 

BAU Market L.L.C., një nga rrjetet në zhvillim të tregtisë në Kosovë, fton profesionistë të motivuar dhe me përvojë të aplikojnë për pozitën Menaxher i Pikës/Njësisë në pikën e saj në Pejë.

Përgjegjësitë kryesore

  • Udhëheq, organizon dhe motivon ekipin e punës për arritjen e objektivave dhe targeteve të shitjes.

  • Planifikon, monitoron dhe analizon performancën ditore, javore dhe mujore të njësisë.

  • Siguron funksionimin efikas të pikës së shitjes dhe zbatimin e standardeve operative të kompanisë.

  • Mbikëqyr renditjen e produkteve, pastërtinë, mbushjen e rafteve, korrektësinë e çmimeve, barkodimin dhe prezantimin vizual të mallrave.

  • Organizon, koordinon dhe mbikëqyr punën e stafit, duke siguruar zbatimin korrekt të procedurave dhe politikave të kompanisë.

  • Monitoron gjendjen dhe lëvizjen e stokut, identifikon mospërputhjet dhe ndërmerr masa për eliminimin e tyre.

  • Mbikëqyr funksionimin korrekt të arkave dhe sistemit të shitjes, duke garantuar saktësinë e proceseve operative.

  • Menaxhon dhe koordinon shitjet me vlerë të lartë në bashkëpunim me menaxhmentin e kompanisë.

  • Përgatit oferta, zhvillon marrëdhënie profesionale me partnerët afaristë dhe realizon vizita pune sipas nevojës.

  • Analizon rezultatet e aktiviteteve promocionale dhe propozon masa për rritjen e performancës së shitjes.

  • Përgatit raporte periodike mbi performancën e njësisë dhe të stafit dhe i prezanton ato tek menaxhmenti.

  • Identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim profesional të punonjësve, duke kontribuar në ngritjen e vazhdueshme të performancës së ekipit.

  • Siguron respektimin e disiplinës, etikës profesionale dhe standardeve të larta të shërbimit ndaj klientit.

  • Menaxhon shpenzimet operative të njësisë dhe kontribuon në optimizimin e proceseve të punës.

  • Bashkëpunon ngushtë me menaxherët e njësive të tjera për të siguruar koordinim dhe efikasitet në operacionet e kompanisë.

  • Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me pozitën, sipas nevojave të kompanisë dhe udhëzimeve të menaxhmentit.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Diplomë universitare (e preferueshme).

  • Minimumi 5 (pesë) vjet përvojë pune në menaxhim, sektorin retail ose në një pozitë të ngjashme drejtuese.

  • Aftësi të shkëlqyera në udhëheqjen, organizimin dhe motivimin e ekipeve të punës.

  • Aftësi të zhvilluara analitike, organizative dhe komunikuese.

  • Aftësi për marrjen e vendimeve, zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e situatave dinamike.

  • Orientim të lartë drejt arritjes së objektivave dhe rezultateve.

  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, me theks të veçantë në Microsoft Excel.

  • Integritet, përgjegjësi, profesionalizëm dhe etikë të lartë në punë.

  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar në mënyrë efikase prioritete të shumta.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese.

  • Ambient profesional dhe dinamik pune.

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.

  • Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike [email protected].

Në subjektin e emailit duhet të shkruhet titulli i pozitës për të cilën aplikohet "Menaxher i Pikës/Njësisë – Pejë".

Konkursi mbetet i hapur për 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e publikimit, përkatësisht deri më 10.11.2026.

Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë
Vendndodhja
Pejë

Ndaj këtë punë:

✨ Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet