Bau Market logo

Menaxher i Sektorit

Bau Market

KONKURS PUNE

MENAXHER I SEKTORIT

Menaxher i Sektorit për Pajsisje Shtëpiake

📍 Prishtinë 
Orari: Me kohë të plotë

BAU MARKET L.L.C. shpall konkurs për pozitën Menaxher i Sektorit për Pajsisje Shtëpiake, për angazhimin e një profesionisti të përgjegjshëm, të organizuar dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili do të udhëheqë dhe koordinojë funksionimin e sektorit përkatës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Organizon, koordinon dhe mbikëqyr punën e përditshme të sektorit;

  • Menaxhon dhe koordinon ekipin e punonjësve të sektorit, përcakton detyrat dhe përcjell realizimin e tyre;

  • Siguron arritjen e objektivave të përcaktuara të shitjes dhe performancës së sektorit;

  • Përcjell në vazhdimësi shitjet dhe performancën e produkteve dhe kategorive brenda sektorit;

  • Analizon rezultatet e sektorit dhe propozon masa konkrete për rritjen e shitjeve dhe përmirësimin e performancës;

  • Përcjell gjendjen e stokut dhe siguron disponueshmëri të mjaftueshme të produkteve në përputhje me kërkesën;

  • Identifikon produktet me qarkullim të ulët, stokun e tepërt, mungesat dhe nevojat për furnizim;

  • Bashkëpunon me departamentin e blerjes lidhur me porositë, furnizimin, gamën dhe nevojat e sektorit;

  • Përcjell pranimin, sistemimin dhe ekspozimin e mallrave brenda sektorit;

  • Siguron që produktet të jenë të ekspozuara, etiketuara saktë;

  • Kujdeset për organizimin dhe paraqitjen vizuale të sektorit në përputhje me standardet e BAU Market;

  • Siguron zbatimin korrekt të çmimeve, zbritjeve, promocioneve dhe ofertave;

  • Përcjell lëvizjet e tregut, kërkesat e klientëve dhe aktivitetet e konkurrencës për kategoritë që menaxhon;

  • Identifikon produkte ose kategori me potencial për zhvillim dhe propozon zgjerimin apo optimizimin e asortimentit;

  • Siguron ofrimin e shërbimit profesional dhe korrekt ndaj klientëve;

  • Trajton kërkesat dhe ankesat e klientëve që lidhen me sektorin dhe angazhohet për zgjidhjen e tyre;

  • Siguron që punonjësit e sektorit të kenë njohuri të mjaftueshme për produktet dhe të jenë në gjendje të këshillojnë klientët;

  • Organizon dhe përcjell orarin, angazhimin dhe performancën e stafit të sektorit;

  • Identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim të stafit;

  • Kujdeset për respektimin e procedurave të brendshme, standardeve të kompanisë dhe rregullave të sigurisë në punë;

  • Bashkëpunon ngushtë me menaxhmentin, blerjen, stokun, marketingun dhe departamentet e tjera relevante;

  • Përgatit dhe raporton në baza të rregullta mbi shitjet, stokun, performancën, problematikat dhe nevojat e sektorit;

  • Propozon masa dhe iniciativa për rritjen e efikasitetit, shitjeve dhe profitabilitetit të sektorit;

  • Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me pozitën, sipas kërkesave dhe udhëzimeve të menaxhmentit.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

Kandidati/ja duhet të plotësojë këto kritere:

  • Arsim i lartë konsiderohet përparësi;

  • Përvojë paraprake në shitje, retail, menaxhim sektori, menaxhim ekipi ose pozita të ngjashme;

  • Përvoja në sektor të ngjashëm konsiderohet përparësi;

  • Aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxheriale;

  • Aftësi për udhëheqjen, motivimin dhe koordinimin e ekipit;

  • Orientim i theksuar drejt shitjeve dhe rezultateve;

  • Aftësi për të analizuar shitjet, stokun dhe performancën e produkteve;

  • Aftësi të mira komunikuese, negociuese dhe për zgjidhjen e problemeve;

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë përgjegjësi;

  • Njohuri të mira të paketës Excel;

APLIKIMI

Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë derë me datë 22.10.2026 duke dërguar CV-në e tyre në adresën elektronike [email protected], me titull të e-mailit “Aplikim – Menaxher i Sektorit”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë
Vendndodhja
Prishtinë

Ndaj këtë punë:

✨ Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet