Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Menaxher/e i/e strategjisë së Retail-it
Bau Market
Bau Holding dhe Bau Market janë në kërkim të një Menaxher/e i/e strategjisë së Retail-it entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
Një (1), Vend të lirë pune, në pozitë Menaxher/e i/e strategjisë së Retail-it
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Zhvillimi dhe implementimi i strategjive të çmimeve për të gjitha pikat e shitjes;
→ Krijimi i politikave të çmimeve që mbështesin objektivat e kompanisë, duke përfshirë përcaktimin e çmimeve bazë, zbritjeve dhe promovimeve;
→ Analizmi i tregut dhe konkurencës kjo duke përfshirë monitorimin e çmimeve konkuruese dhe analizimin e tendencave të tregut për të identifikuar mundësitë mbi nivelet e konkurrencës;
→ Menaxhimi i çmimeve për klientët kryesorë duke pregaditur plane të çmimeve strategjike, analiza mbi marzhat për të maksimizuar fitimet;
→ Vlerësimi i ndikimit të ndryshimeve të çmimeve në shitje dhe fitime, duke përdorur analiza të të dhënave për të optimizuar strategjitë;
→ Përgatitja e raporteve mbi përformancën e çmimeve dhe paraqitja e rekomandimeve për menaxhmentin e lartë;
→ Krijimi i modeleve të çmimeve dinamike që reflektojnë kërkesën e tregut, sezonin dhe faktorët të tjerë të jashtëm;
→ Përgjegjës për bashkëpunim me departamentin e blerjeve me qëllim që stoku pasiv në pika të shitjes të jetë minimal, gjithashtu jep propozime për ide të reja në blerje lidhur me kategoritë dhe brendet e produkteve;
→Përgjegjës për përcaktimin e çmimeve në platformat online dhe në pikat fizike të shitjes, duke u siguruar që ato janë të përputhshme dhe konkurruese;
→ Bashkëpunim i ngushtë me departamentin e blerjeve, marketingut, shitjes dhe financave për të siguruar përputhshmëri në strategjitë e çmimeve dhe promovimet;
→ Detyra të tjera të ndërlidhura me pozitën e punës, që mund të përcaktohen nga punëdhënësi;
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
→ Diplomë Univerzitare në fushën e Ekonomisë, Menaxhim dhe Inxhinieri;
→ Përvojë pune së paku 3 vite në Retail dhe analizë të tregut;
→ Aftësi të mira analitike dhe në përdorimin e paketës office;
→ Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunues me ekipe të ndryshme;
→ Njohuri të mira të gjuhës angleze (avantazh)
→ Aftësi për të menaxhuar ngarkesën e punës dhe për të përmbushur detyrat në kohë;
Benefitet:
→ 2,000.00 € Pagë mujore;
→ Bonuse vjetore (Me arritjen e targetit të planifikuar, përfitimi i bonusit vjetor arrin deri në 50% të pagave vjetore);
→ Veturë zyrtare;
→ Trajnime profesionale;
Dokumentet e kërkuara:
→ CV;
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë;
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: [email protected] → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Menaxher/e i/e strategjisë së Retail-it);
→ Ky konkurs do jetë i hapur deri më 28.10.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët!
Mundësi të Tjera të Fundit
Zyrtar/e Financiar/e
12/24/2025Emona Center
Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/24/2025Viva Fresh Store
Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/24/2025Viva Fresh Store
Department Menaxher/e
12/24/2025Viva Fresh Store
Department Menaxher/e, Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/23/2025Viva Fresh Store
Menaxher/e Marketi, Zv. Menaxher/e Marketi, Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/22/2025Viva Fresh Store
Njoftime Pune
Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.
Keni Nevojë për Ndihmë?
Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?