Shitës/e
Bau MarketKONKURS PUNE
BAU MARKET L.L.C.
Pozita: Shitës/e në sektorë
Numri i pozitave të lira 4
📍 Prizren
BAU Market L.L.C., një nga rrjetet në zhvillim të tregtisë në Kosovë, fton kandidatë të motivuar, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt shërbimit ndaj klientit të aplikojnë për pozitën Shitës/e në pikën e saj në Prizren.
Përgjegjësitë kryesore
Pritja dhe shërbimi profesional ndaj klientëve, duke identifikuar nevojat e tyre dhe duke ofruar këshilla për përzgjedhjen e produkteve.
Prezantimi dhe promovimi i produkteve, duke ofruar informacione të sakta mbi karakteristikat, përdorimin dhe përfitimet e tyre.
Angazhimi aktiv në realizimin e shitjeve dhe përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga kompania.
Sistemimi, renditja dhe klasifikimi i produkteve në rafte dhe hapësirat e shitjes, duke siguruar furnizimin e vazhdueshëm të tyre.
Kujdesi për ekspozimin e duhur të produkteve, paraqitjen e tyre dhe mirëmbajtjen e hapësirës së shitjes.
Njohja e produkteve, çmimeve dhe ofertave promocionale, me qëllim informimin e saktë të klientëve.
Bashkëpunimi me kolegët dhe sektorët e tjerë për mbarëvajtjen e procesit të shitjes.
Respektimi i standardeve të shërbimit, procedurave të brendshme dhe rregullave të kompanisë.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
Shkollimi i mesëm i përfunduar.
Përvoja e mëparshme në shitje, veçanërisht në sektorin e tregtisë me pakicë, konsiderohet përparësi.
Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe bindjeje në procesin e shitjes.
Orientim ndaj klientit dhe aftësi për të identifikuar nevojat e tij.
Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambiente dinamike.
Gatishmëri për të mësuar dhe përvetësuar njohuri mbi produktet dhe teknikat e shitjes.
Përgjegjësi, korrektësi dhe etikë profesionale në punë.
Gatishmëri për punë me ndërrime.
Ne ofrojmë:
Pagë konkurruese në treg;
Pagë të 13-të;
Mjedis pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim;
Trajnime profesionale dhe mbështetje të vazhdueshme gjatë punës.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike [email protected].
Në subjektin e emailit duhet të shkruhet titulli i pozitës për të cilën aplikohet: "Shitës/e – Prizren".
Konkursi mbetet i hapur për 14 (katërmbëdhjetë) ditë nga data e publikimit, përkatësisht deri më 11.11.2026.
Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- Kohë e Plotë
- Vendndodhja
- Prizren
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.