Udhëheqës i Zyrës së Financave

Bau Market

KONKURS PUNE

BAU Market L.L.C. shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

Udhëheqës i Zyrës së Financave

Afati i aplikimit 24.06.2026 – 02.07.2026

BAU Market L.L.C. fton kandidatët e interesuar dhe të kualifikuar të aplikojnë për pozitën e udhëheqësit të zyrës së financave  përzgjedhur do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë, sigurimin e raportimit të saktë financiar dhe pajtueshmërinë me legjislacionin në fuqi.

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme;

  • Minimum 5 vite përvojë pune në financë dhe kontabilitet;

  • Njohuri të avancuara të legjislacionit tatimor dhe financiar në Kosovë;

  • Përvojë në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe raporteve financiare;

  • Njohuri të mira të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS);

  • Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe komunikuese;

  • Njohuri të avancuara të MS Office, veçanërisht Excel.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mban dhe mbikëqyr regjistrimet kontabël dhe financiare në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat e kompanisë;

  • Përgatit dhe kontrollon dokumentacionin financiar dhe kontabël;

  • Koordinon procesin e mbylljes mujore, tremujore dhe vjetore të librave kontabël;

  • Përgatit pasqyrat financiare dhe raportet për menaxhmentin;

  • Menaxhon çështjet kontabël, tatimore dhe financiare;

  • Siguron pajtueshmërinë me kërkesat ligjore dhe institucionale;

  • Bashkëpunon me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm;

  • Mbikëqyr pajtimet e llogarive, procesimin e pagesave dhe transaksioneve financiare;

  • Monitoron realizimin e buxhetit dhe performancën financiare të kompanisë;

  • Përgatit raporte periodike financiare dhe tatimore për menaxhmentin;

  • Kryen detyra të tjera në përputhje me nevojat e kompanisë.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese duke filluar nga 1720 euro;

  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë;

  • Ambient profesional dhe dinamik pune.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përcjellëse në adresën elektronike [email protected]

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?