Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Udhëheqës i Zyrës së Financave
Bau Market
KONKURS PUNE
BAU Market L.L.C. shpall konkurs për plotësimin e pozitës:
Udhëheqës i Zyrës së Financave
Afati i aplikimit 24.06.2026 – 02.07.2026
BAU Market L.L.C. fton kandidatët e interesuar dhe të kualifikuar të aplikojnë për pozitën e udhëheqësit të zyrës së financave përzgjedhur do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë, sigurimin e raportimit të saktë financiar dhe pajtueshmërinë me legjislacionin në fuqi.
Kualifikimet dhe përvoja:
Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme;
Minimum 5 vite përvojë pune në financë dhe kontabilitet;
Njohuri të avancuara të legjislacionit tatimor dhe financiar në Kosovë;
Përvojë në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe raporteve financiare;
Njohuri të mira të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS);
Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe komunikuese;
Njohuri të avancuara të MS Office, veçanërisht Excel.
Përgjegjësitë kryesore:
Mban dhe mbikëqyr regjistrimet kontabël dhe financiare në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat e kompanisë;
Përgatit dhe kontrollon dokumentacionin financiar dhe kontabël;
Koordinon procesin e mbylljes mujore, tremujore dhe vjetore të librave kontabël;
Përgatit pasqyrat financiare dhe raportet për menaxhmentin;
Menaxhon çështjet kontabël, tatimore dhe financiare;
Siguron pajtueshmërinë me kërkesat ligjore dhe institucionale;
Bashkëpunon me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm;
Mbikëqyr pajtimet e llogarive, procesimin e pagesave dhe transaksioneve financiare;
Monitoron realizimin e buxhetit dhe performancën financiare të kompanisë;
Përgatit raporte periodike financiare dhe tatimore për menaxhmentin;
Kryen detyra të tjera në përputhje me nevojat e kompanisë.
Ne ofrojmë:
Pagë konkurruese duke filluar nga 1720 euro;
Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë;
Ambient profesional dhe dinamik pune.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përcjellëse në adresën elektronike [email protected]
Mundësi të Tjera të Fundit
Gazetar/e - Edicioni Diasporë
8/10/2026Telegrafi
Teknolog/e për Përpunimin dhe Paketimin e Sallatave; Teknolog/e Për Përpunimin e Brumit; Teknolog/e për Menaxhimin e Sigurisë së Ushqimit
8/10/2026GoldenMix
Staf Restoranti
8/10/2026Hebs Kosova
Recepsionist/e
8/6/2026Padel Zone
Architect
8/6/2026Flex Business Solutions
Pranues Malli
8/5/2026Viva Fresh Store