Arkitekt/e (Praktikë)
Ciao BertoCiao Berto, kompani lidere në prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe më gjerë, në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat të interesuar për pozitën e hapur të punës:
Lokacioni: Fabrika Milloshevë
Paga dhe benefitet: Paga mujore, shujta ditore dhe transporti
Përgjegjësitë dhe Detyrat :
Asiston në përgatitjen dhe zhvillimin e projekteve sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit
Ndihmon në përpunimin e detajeve dhe dokumentacionit teknik për prodhimin e mobiljeve
Bashkëpunon me ekipet përkatëse për realizimin e projekteve sipas standardeve të kompanisë.
Kualifikimet dhe aftësitë:
Student/e i/e viteve të fundit ose i/e diplomuar në Arkitekturë, Dizajn të Enterierit apo fushë të ngjashme
Interesim për projektimin dhe procesin e prodhimit të mobiljeve
Përgjegjësi, përkushtim dhe gatishmëri për të mësuar e zhvilluar aftësi profesionale.
Mundësi punësimi: Pas përfundimit të praktikës, kandidatët e suksesshëm do të kenë mundësi të vazhdojnë angazhimin dhe të punësohen me kontratë të rregullt, në bazë të performancës dhe nevojave të kompanisë.
Aplikimi: Dërgoni CV-në dhe dokumentet përcjellëse në: [email protected] gjithashtu mund të aplikoni fizikisht duke plotësuar aplikacionin për punë në cilën do njësi pune të kompanisë.
Ciao Berto inkurjon të gjithë kandidatët të aplikojnë dhe ju siguron për trajtim të barabartë në përzgjedhje.
Ju lutemi, në pjesën e subjektit, të cekni pozitën për të cilën aplikoni.
Ju falënderojmë për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cilëve ju përshtatet më shumë kërkesave të kompanisë do të ftohen për intervistë.
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- Kohë e Plotë
- Vendndodhja
- Milloshevë
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.