Depoist
Dardania Logistics shpkDARDANIA LOGISTICS SH.P.K. shpall konkurs për pozitën:
Depoist
Kërkojmë një person të përgjegjshëm, të organizuar dhe të gatshëm për punë dinamike në depo.
Detyrat kryesore:
Pranimi dhe evidentimi i mallrave në depo;
Kontrollimi i sasisë dhe gjendjes së mallrave;
Sistemimi dhe organizimi i mallrave në depo;
Përgatitja e mallrave për dalje dhe shpërndarje;
Leximi dhe kontrollimi i dokumentacionit përcjellës të mallrave;
Bashkëpunimi me stafin e transportit, logjistikës dhe administratës;
Mbajtja e rendit dhe organizimit në hapësirat e depos.
Kushtet dhe kualifikimet:
Të ketë aftësi për leximin dhe kuptimin e dokumentacionit të mallrave;
Të jetë i aftë të punojë nën presion dhe në situata me ngarkesë të shtuar pune;
Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i organizuar;
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;
Përvoja e mëparshme në depo, transport ose logjistikë përbën përparësi;
Njohuri bazë të punës me kompjuter përbëjnë përparësi.
Ne ofrojmë:
Punë të rregullt dhe afatgjatë;
Pagë konkurruese;
Ambient profesional dhe dinamik pune;
Mundësi për zhvillim profesional.
Lokacioni: Prishtinë
Kompania: Dardania Logistics sh.p.k.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në me titull: “Aplikim – Depoist” ne email: [email protected].
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- Kohë e Plotë
- Vendndodhja
- Prishtinë
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.