Termat e Referencës - Java e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës 2025

DVV International - Kosova

TERMAT e REFERENCËS (TeR) 

Subjekti: 

Java e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës (JMGJJ)-2025

Klienti: 

DVV International - Kosova

Projekti: 

Profesionalizimi i Qendrave të Arsimit për të Rritur (ARr) në Evropë / Kosovë.

Lokacioni: 

Prizren , Pejë dhe Vushtrri / Republika e Kosoves 

Afati i fundit për aplikim: 

02 nëntor , 2025

Kontakti e-mail adresa: 

[email protected] ;[email protected] 

DVV International është dega ndërkombëtare e shoqatës gjermane për arsimimin e të rriturve (DVV).  Ajo vepron në mbarë botën për të promovuar dhe mbështetur arsimimin dhe edukimin e të rriturve si një  element kyç për uljen e varfërisë. Duke u mbështetur në njohuritë dhe përvojën e DVV International si një  shoqatë ndërkombëtare gjermane e ofruesve të arsimit për të rritur, ajo synon të zhvillojë dhe ndajë praktikat  më të mira në fushën e arsimit për të rritur në mbarë botën dhe në Kosovë.  

Përmes publikimit të këtyre Termave të Referencës (TeR), ne jemi duke kërkuar një kompani profesionale  që mund të ofrojë huazimin e pajisjeve për Podcast , dhe të kryej shërbimet teknike dhe profesionale për  përdorimin e tyre , gjatë incizimit të programeve / aktiviteteve , të planifikuara nga organizatat tona partnere  - OJQ THY- Prizren , OJQ-KVRL-Peja dhe OJQ-Hareja -Vushtrri , te cilat do të publikohen online në kuadër  të Javës së Mësimit Gjatë Gjithë Jetës (JMGJJ -2025 ) nga data 24 deri më 27 nëntor 2025. 

Aktivitetet të cilat do të ofrohen online përmes podcast nga tri organizatat tona partnere të përmendura më  lartë , do të bëhen sipas përzgjedhjes së tyre . Ato mund të jenë programe direkt online, ose të incizohen dhe  pastaj të transmetohen tek audienca e gjërë,në komunat përkatëse gjatë JMGJJ-2025, nga data 24 deri më  27 nëntor 2025. Prandaj,para se të dërgohen ofertat tek DVV International, është i nevojshëm konsultimi  paraprak me përfaqësues të ; OJQ THY- Prizren -Tel. +383 45 930 040, OJQ-KVRL-Peja -Tel. +383 49 828  403 dhe OJQ-Hareja-Vushtrri -Tel.+ 383 44 169 306. 

Afati kohor i pregaditjes dhe implementimit të projektit  

Fillimi i përgatitjes së projektit – 03 Nëntor 2025. Zbatimi i projektit 24-27nëntor 2025.

Kriteret e kërkuara nga kompania ofertuese;  

∙ Të ofrojë pajisje moderne për podcast, dhe menaxhimin professional të tyre gjatë pregaditjes së  aktiviteteve , dhe publikimit të tyre online për audiencen e gjërë;  

∙ Të ketë një ekip të mirë dhe staf me përvojë profesionale, të aftë për përgatitjen e ngjarjeve online në fushën e arsimit: 

∙ Të ketë bashkëpunim të mirë me organizatat anëtare të Rrjetit ALE-NK-së dhe me ofrues të tjerë  shtetërorë dhe jo-shtetërorë të arsimit për të rritur në Kosovë, veçanërisht nga komunat përkatëse. ∙ Të ketë aftësi të mira të komunikimit , të menaxhimit dhe pregaditjes së aktiviteteve që do të  publikohen online përmes podcast .  

∙ Të ofrojë propozimin buxhetor me kosto të arsyeshme. 

Dokumentet e kërkuara për aplikim: 

∙ Certifikata e regjistrimit dhe CV-ja e kompanisë / organizatës. 

∙ Llogaritja e kostove / buxheti. 

Të gjitha ofertat dhe dokumentet tjera duhet të dërgohen në e-mail adresat : [email protected]  : [email protected] , nga data e publikimit të kësaj thirrjeje deri më 02 nëntor 2025,  ora 16:00 h . 

Prishtinë / 22 tetor, 2025

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?