Menaxher i Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe të Rriturve në Pejë

Dvv International

Thirrje për aplikim për vendin e punës - Menaxher i Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe të Rriturve në Pejë

 

Organizata gjermane me veprimtari në Kosovë, Institut für Internationale Zusammenarbeit des Deutschen Volkshochschul-Verbandes eV (DVV International), shpall thirrje të hapur për aplikime për vendin e punës Menaxher i Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe te Rriturve në Pejë.

Kjo qendër do të funksionojë në kuadër të OJQ-së - Këshilli për Veprim Rinor Lokal në Pejë (KVRL-Pejë). Kontrata e punës do të jetë nga 01.07.2024 deri më 31.12.2024. Thirrja për aplikime mbetet e hapur nga data e publikimit deri më 10. 06. 2024. Orari i punës do të jetë 5 ditë në javë / 6 orë në ditë (120 orë në muaj) ndërsa paga mujore është 1000.00 euro bruto.

 

Detyrat e pritura të punës për pozitën në fjalë janë:

 

Përfaqësimi i interesave të Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe të Rriturve në Pejë, përkatësisht OJQ-së KVRL-Pejë, pranë organeve të qeverisjes lokale në Pejë, OJQ-ve, OSHC-ve, organizatave për bashkëpunim zhvillimor, delegacioneve të donatorëve në terren dhe autoriteteve publike të të gjitha llojeve, në koordinim dhe marrëveshje me Drejtorin Ekzekutiv të OJQ-së KVRL-Pejë;

Planifikimi, menaxhimi dhe raportimi tek Drejtori Ekzekutiv i KVRL-Pejë dhe DVV International - zyra në Kosovë, për të gjitha projektet/aktivitetet e Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe te Rriturve në Pejë, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) dhe kontratat e nënshkruara nga DVV International në Kosovë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport pranë Komunës së Pejës dhe OJQ-ja KVRL Pejë;

Përgjegjësia e përgjithshme financiare dhe administrative për Qendrën për Edukimin e të Rinjëve dhe te Rriturve në Pejë, në koordinim me Drejtorin Ekzekutiv të OJQ-së KVRL- Pejë, në aspektin e rrjedhës së parasë së gatshme, monitorimit të buxhetit dhe zbatimit të të gjitha rregulloreve specifike (regjistrimi, ligji i punës, pagesat sociale, tatimet, sigurimet, etj.);

Roli i mbikëqyrësit në çështjet disiplinore dhe/ose të veçanta për personelin e zyrës dhe mirëmbajtja e rrjeteve dhe shkëmbimi i njohurive specifike në komunën e Pejës dhe më gjerë, si dhe zhvillimi strategjik i punës, duke përfshirë hulumtimin dhe zhvillimin e metodologjive të projektit ndërmjet donatorëve;

Komunikim i rregullt me drejtorin e zyrës lokale të DVV International në Kosovë, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport pranë Komunës së Pejës dhe në koordinim me Drejtorin Ekzekutiv të KVRL-Pejë, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e projekteve dhe stafin e Qendrës për Edukimin e të Rinjëve dhe te Rriturve në Pejë

Detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së KVRL-Pejë.

 

Dokumentet e kërkuara për aplikim;

• CV personale (në anglisht) dhe letër referimi nga punëdhënësit e mëparshëm;

• Diplomë universitare (të paktën Master).

• Dëshmi pune për të paktën 3 vjet përvojë në fushën e menaxhimit në edukim;

• Dëshmi pune për të paktën 3 vjet përvojë në fushën e Arsimit të të Rriturve / Të nxënit gjatë gjithë jetës, ose edukimit në komunitet;

• Njohja e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze është esenciale (njohja e gjuhëve të tjera zyrtare në Komunën e Pejës është avantazh);

Të gjithë kandidatët e interesuar për këtë pozitë janë të detyruar që fillimisht të dërgojnë një CV personale në gjuhën angleze, së bashku me një foto, me email në adresat: [email protected]; [email protected] dhe [email protected]. Pas analizimit dhe përzgjedhjes së CV-ve të pranuara, ne do të organizojmë intervista me të paktën tre aplikantë (të përzgjedhur për listën e ngushtë). Të gjithë personat e ftuar për intervistë duhet të sjellin të gjithë dokumentacionin origjinal për të demonstruar kualifikimet e tyre dhe përvojën e mëparshme gjatë intervistave.

 

Job Alerts

Get notified when new positions matching your interests become available at Telegrafi Jobs.

Need Help?

Questions about our hiring process or want to learn more about working with us?