Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Konsulent i shitjes IQOS
Expanda SHPK
EXPANDA ËSHTË NË KËRKIM TË ENTUZIASTËVE TË RINJ QË KANË NJË MUNDËSI TË JASHTËZAKONSHME PËR T'U BASHKUAR ME NJË EKIP QË VAZHDIMISHT PO PËRPARON DHE PO RRITET!
KONSULENT I SHITJES IQOS
Lokacioni: Strugë
Expanda SHPK është një kompani udhëheqëse e shpërndarjes në Maqedoni dhe shpërndarësi ekskluziv i Philip Morris KDP që nga viti 2014. Ekipi ynë i suksesshëm përbëhet nga punonjës që kanë njohuritë, aftësitë dhe aspirojnë të punojnë në ekip dhe të vendosin standarde të larta në kompani me rezultatet e tyre. Aktualisht jemi në kërkim të kandidatëve të motivuar për t'u bashkuar me ekipin RRP të shitjeve të pajisjeve IQOS™/Lil në kategorinë e produkteve me rrezik të ulët të kompanisë Philip Morris International.
Çfarë paraqet IQOS™?
IQOS™ është një produkt revolucionar i kompanisë Philip Morris International i cili, ndryshe nga cigaret e zakonshme që djegin duhanin, punon mbi parimin e ngrohjes së duhanit. Për më shumë informacion rreth produktit, vizitoni faqen e internetit www.pmiscience.com/our-products/platform1
Si Konsulent i shitjes IQOS do të jeni përgjegjës për:
• Edukimin në terren të duhanpirësve të rritur rreth IQOS™;
• Zhvillimin e një strategjie shitjeje së bashku me një ekip mbikëqyrësish;
• Shitje të pajisjeve IQOS™/Lil dhe produkteve të tjera të lidhura me to në përputhje me planin e shitjes;
• Menaxhimin e kërkesave dhe përmirësimin e kënaqësinë së klientit;
• Mundësimin e mbështetjes së klientit për blerësit e pajisjeve IQOS™/Lil;
Nëse jeni:
• Komunikues, bindës dhe i/e orientuar drejt nevojave të konsumatorit;
• Të orientuar drejt realizimit të rezultateve, të organizuar dhe të strukturuar në punë;
• Të orientuar drejt inovacioneve dhe teknologjive të reja;
• Të orientuar nga ekipi me dëshirën për të punuar në një mjedis dinamik.
• Të motivuar për punë në terren.
Dhe keni:
• Të paktën shkallë IV profesionale (preferohet një diplomë universitare);
• Njohje të gjuhës angleze (niveli bazë i aftësisë);
• Njohuritë e MS Office (niveli bazë i njohurive);
• Patentë shoferi të kategorisë B (shofer aktiv i detyrueshëm);
• Përvojë në shitje ose në marketing (preferohet në shitje me pakicë).
Ne ju ofrojmë:
• Kushte të shkëlqyera të punës, mjedis inovativ dhe zhvillim në një ekip dinamik;
•Paga neto mujore prej 33.800 MKD + bonus mujor deri në 19.000 MKD, me mundësi për të ardhura shtesë atraktive.
• Orari i punës: 40 orë në javë, prej të hënën deri të premten.
Aplikoni duke dërguar biografinë tuaj personale në e-mail: [email protected].
Afati i paraqitjes së aplikimeve është deri në 21.03.2025
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet brenda afatit ligjërisht të detyrueshëm në varësi të numrit të aplikantëve
Njoftime Pune
Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.
Keni Nevojë për Ndihmë?
Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?