Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Inxhinier i Makinerisë
FASAL
Sh.P.K “LINE Group” FASAL
Prishtinë, Kosovë
Tel. 049 232 003
www.linegroup-ks.com
Fabrika me e specializuar për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika dhe Fasadave nga alumini. LINE GROUP Sh.P.K. shpall:
KONKURS
për Pozitën e Inxhinierit të Makinerisë
Kërkojmë një inxhinier të përkushtuar, kreativ dhe me aftësi të shquara për të siguruar që makineritë dhe pajisjet tona të vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë optimale.
Detyrat kryesore të pozitës përfshijnë:
- Kryerjen e mirëmbajtjes preventive dhe korrektive të makinerive dhe pajisjeve për të siguruar performancën e tyre optimale.
- Identifikimin e problemeve të mundshme dhe zgjidhjen e tyre me shpejtësi dhe efikasitet.
- Monitorimin e rendimentit të makinerive dhe riparimin e tyre për të përmirësuar efikasitetin dhe produktivitetin.
- Bashkëpunimin me ekipet e prodhimit dhe inxhinierët e tjerë për të adresuar çështjet e shfaqura dhe për të planifikuar përmirësime teknike.
Kualifikimet dhe aftësitë kryesore që kërkojmë janë:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike, ose një fushë të ngjashme.
- Përvojë e vlefshme në fushën e mirëmbajtjes së makinerive (përvojë pune specifike në sektorin tonë është një avantazh).
- Njohuri të thella të sistemeve mekanike dhe elektrike.
- Aftësi për të lexuar dhe kuptuar skemën e pajisjeve dhe diagrame teknike.
- Njohuri të gjuhës angleze (të flasësh dhe të shkruash) është një përparësi.
- Aftësi për të punuar në grup dhe një qasje e përkushtuar ndaj punës.
**Ofrojmë:**
- Mundësi të punoni në një kompani të suksesshme me projekte të ndryshme dhe sfiduese.
- Pagesë të atraktive dhe benefite shtesë.
- Ambient pune të këndshëm dhe ekip profesional.
- Mundësi zhvillimi dhe rritje profesionale.
Si të aplikoni:
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në adresën tonë të emailit: [email protected]. Për aplikimet e pranuara, do të kontaktojmë vetëm kandidatët e përzgjedhur për një intervistë.
Njoftime Pune
Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.
Keni Nevojë për Ndihmë?
Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?