Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Menaxher i Shitjes
Future Ads
Titulli i Pozitës: Menaxher i Shitjes
Departamenti: Marketing dhe Reklamim Dixhital Programmatik
Përshkrimi i Pozitës:
Ne jemi në kërkim të një Menaxheri të Shitjeve me njohuri të përgjithshme në marketing dhe reklamim dixhital. Të jetë përgjegjës për identifikimin dhe tërheqjen e klientëve të rinj, ndërkohë që do të vazhdojë të kultivojë marrëdhëniet me klientët aktualë. Ky rol kërkon një kandidat me aftësi të mira, një qasje strategjike ndaj shitjeve, dhe njohuri të pergjithshme në reklamim dixhital, si Facebook Ads, Google Ads, Ad Manager etj.
Detyrat Kryesore:
- Identifikimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të reja me klientë
- Prezantimi i shërbimeve të reklamimit programatik dhe të marketingut dixhital tek klientët potencialë.
- Hartimi i strategjive të shitjeve të bazuar në analizën e tregut dhe tendencave në industrinë e reklamimit dixhital.
- Krijimi i një pipeline të fortë shitjesh dhe menaxhimi i te dhenave të klientëve përmes CRM-ve (Sisteme të Menaxhimit të Marrëdhënieve me Klientin).
- Bashkepunimin me ekipet e marketingut dhe reklamimit për të zhvilluar fushata që përmirësojnë praninë e brendit dhe rrisin shitjet.
- Raportimi i performancës dhe analiza e rezultateve për të përmirësuar strategjitë e ardhshme të shitjes.
Aftësitë dhe Kualifikimet:
- Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze
- Njohuri te përgjithshme në fushën e marketingut digjital
- Njohuri të përgjithshme në Google Ads, Google Analytics, Facebook Ads Manager, apo AD Platforma tjera.
- Aftësi të shkëlqyera në negocim dhe mbyllje të marrëveshjeve me klientët.
- Përvojë në përdorimin e CRM-ve dhe mjetet analitike për të ndjekur performancën e shitjeve.
- Kapacitet për të punuar në një mjedis të shpejtë dhe të orientojë prioritete të shumta.
- Orientim i fortë ndaj klientit dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët.
Si të Aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj përfshirë CV-në në emailin: [email protected] apo aplikoni direkt përmes butonit:
Mundësi të Tjera të Fundit
Video Editor
12/12/2025Telegrafi
Trajnim Profesional per Kamerë
12/12/2025Pixels
Trajnim profesional në Video Editing
12/12/2025Pixels
Fizioterapeut/e
12/10/2025Handicap Kosova
Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/10/2025Viva Fresh Store
Servicemitarbeiter (m/w/d) für Netzkunden im Energiebereich
12/9/2025evroTarget
Njoftime Pune
Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.
Keni Nevojë për Ndihmë?
Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?