Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Arkatare, Kuzhiniere
Hebs Kosova
Rreth Heb's Kosova
Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.
Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.
Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë të rekrutojmë: Arkatar/e dhe Kuzhinier/e. Kandidatët ideal duhet të jenë të përkushtuar, të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.
Vendi: Podujevë
Statusi: Full Time
Pozita Arkatare:
Pranimi i pagesave të klientëve në formëne parasë në dorë, kartave të debitit/kreditit dhe pagesave tjera elektronike.
Sigurimi i saktësisë së shumës dhe dhënia e këshillave mbi çmimet dhe kuponët për klientët.
Mbyllja e arkës me saktësi.
Pozita Kuzhiniere:
Të kontrolloj pastërtine e pajisjeve të punës, temperaturën, sistemimin e tyre dhe përgatitjen gjatë ditës.
Të respektoj recepturat e produkteve.
Të ketë njohuri për të gjitha produktet që servohen.
Mundësi të barabarta punësimi
Heb’s Kosova është një punëdhënës i cili ofron punësim me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.
Procesi i Përzgjedhjes
Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.
Afati i fundit per aplikim është 31.08.2026
Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
Mundësi të Tjera të Fundit
Sales Development and Marketing Manager
9/14/2026Solace Management Ltd
Property Manager
9/14/2026Solace Management Ltd
Kryeshef Ekzekutiv të NPL "Stacioni i Autobusëve" Sh.a, Prishtinë
9/11/2026NPL "Stacioni i Autobusëve" Sh.a, Prishtinë
Mësimdhënës/e (Matematikë)
9/10/2026ATD ACADEMY
Kuzhinier
9/9/2026Restaurant Pinocchio
Vozites B
9/8/2026Viva Fresh Store