Kamarier/e, Shofer Delivery, Motorrist Delivery

Hebs Kosova

Përshkrimi

Për pikën tonë, ne po kërkojmë të punësojmë staf të përkushtuar dhe entuziast për të qenë pjesë e jona:
Pozita: Kamarier/e, Shofer Delivery, Motorrist Delivery

Lokacioni: Drenas

Pozita Kamarier/e:

• Të sigurojë një shërbim të shkëlqyer për klientët, duke ruajtur një nivel të lartë profesionalizmi dhe mikpritjeje.

• Të respektojë rregullat e higjienës dhe të sigurojë një mjedis të pastër.

Është i përgjegjshëm për marrjen e pagesave nga mysafirët dhe për t'u siguruar që llogaritë janë të sakta.

• Është përgjegjës për shërbimin e ushqimit dhe pijeve në tavolina, duke siguruar që gjithçka të jetë në rregull dhe në përputhje me kërkesat e klientëve.

Pozita Shofer Delivery:

• Dërgimi i porosive te klientët në kohë dhe me përgjegjësi;

• Kujdesi për porositë gjatë transportit për të siguruar cilësinë e produkteve;

• Respektimi i rregullave të trafikut dhe sigurisë në rrugë;

• Mirëmbajtja e veturës që ofrohet nga kompania.

Pozita Motorrist Delivery:

• Dërgimi i porosive te klientët në kohë dhe me përgjegjësi;

• Kujdesi për porositë gjatë transportit për të siguruar cilësinë e produkteve;

• Respektimi i rregullave të trafikut dhe sigurisë në rrugë;

• Mirëmbajtja e motoçikletës që ofrohet nga kompania.

Afati i fundit për aplikim është 31.08.2025

*Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?