Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Zyrtar/e per Financa
Hebs Kosova
Përshkrimi
Rreth Heb's Kosova
Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë.
Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës,
ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.
Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve,
Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë Zyrtar/e për Financa
të përkushtuar dhe të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Në
me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm
Detyrat dhe përgjegjësitë
Regjistrimi dhe përpunimi i faturave të blerjes dhe shitjes.
Evidentimi dhe kontrolli i të hyrave dhe shpenzimeve ditore.
Verifikimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar.
Rakordimi i arkës, llogarive bankare dhe transaksioneve financiare.
Monitorimi i pagesave ndaj furnitorëve dhe arkëtimit nga klientët.
Mbështetja në përgatitjen e dokumentacionit për kontabilitet, auditim dhe obligime tatimore.
Ndjekja e procedurave të brendshme financiare dhe sigurimi i saktësisë së të dhënave.
Kryerja e detyrave të tjera financiare dhe administrative sipas kërkesës së menaxherit.
Kualifikimet e kërkuara
Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
Përvojë pune është përparësi, por inkurajohen të aplikojnë edhe kandidatët në fillim të karrierës.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Njohuri bazë të programeve financiare/kontabël përbëjnë avantazh.
Aftësi të mira analitike dhe numerike.
Përgjegjësi, saktësi dhe aftësi për të respektuar afatet.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
Ne ofrojmë
Kontratë të rregullt pune.
Pagë konkurruese sipas përvojës dhe performancës.
Mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë.
Trajnim dhe mbështetje gjatë periudhës së integrimit.
Ambient pune profesional dhe dinamik.
Mundësi të Tjera të Fundit
Sales Development and Marketing Manager
9/14/2026Solace Management Ltd
Property Manager
9/14/2026Solace Management Ltd
Kryeshef Ekzekutiv të NPL "Stacioni i Autobusëve" Sh.a, Prishtinë
9/11/2026NPL "Stacioni i Autobusëve" Sh.a, Prishtinë
Mësimdhënës/e (Matematikë)
9/10/2026ATD ACADEMY
Kuzhinier
9/9/2026Restaurant Pinocchio
Vozites B
9/8/2026Viva Fresh Store