Ftesë për Studentë – Trajnim në RF, SDR dhe Cognitive Radio
Inovativi Sh.p.k.Ftesë për Studentë – Trajnim në RF, SDR dhe Cognitive Radio
Inovativi Sh.p.k. fton studentët e interesuar të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnimin profesional në fushën e Radio Frekuencave, Software Defined Radio dhe Cognitive Radio.
Në kuadër të projektit “Krijimi i Qendrës për Ekselencë Dixhitale në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit – ITP Prizren / Laboratori RF”, Inovativi është duke kërkuar studentë të motivuar nga universitetet dhe kolegjet publike dhe private në Kosovë për t’u përfshirë në një program trajnimi dhe certifikimi me njohuri të avancuara në:
Radio Frequency Spectrum – RF
Software Defined Radio – SDR
Cognitive Radio – CR
Monitorim dhe analizë të spektrit
Punë praktike laboratorike me pajisje reale
Ky trajnim është pjesë e objektivave të projektit, ku parashihet trajnimi dhe certifikimi i 60 studentëve të interesuar, ndërsa 10 studentët me performancën më të mirë do të kenë mundësi të avancojnë më tej dhe të trajnohen si trajnerë për grupet e ardhshme.
Kush mund të aplikojë?
Ftohen të aplikojnë studentë nga drejtimet:
Telekomunikacion
Inxhinieri Kompjuterike
Shkenca Kompjuterike
Elektronikë
TIK
Inxhinieri Elektrike
Siguri Kibernetike
Fusha të ngjashme teknike
Nuk kërkohet domosdoshmërisht përvojë paraprake në RF/SDR, por kërkohet interesim serioz për teknologjinë, mësim praktik dhe zhvillim profesional.
Çfarë përfitoni?
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të fitojnë:
Trajnim profesional teorik dhe praktik
Njohuri në teknologji moderne të komunikimit pa tela
Përvojë laboratorike në ambient real
Certifikim pas përfundimit të trajnimit
Mundësi për t’u dalluar si kandidat për trajnime të avancuara
Mundësi për rrjetëzim me profesionistë dhe institucione në fushën e TIK-ut
Pse ia vlen të aplikoni?
Fushat si RF, SDR, Cognitive Radio, 5G/6G, monitorimi i spektrit, siguria e komunikimeve dhe sistemet wireless janë ndër drejtimet më të rëndësishme të teknologjisë moderne. Ky trajnim është një mundësi e rrallë për studentët që duan të dalin përtej mësimit teorik dhe të fitojnë përvojë konkrete praktike.
Si të aplikoni?
Studentët e interesuar mund të dërgojnë:
Emrin dhe mbiemrin
Universitetin/Kolegjin
Drejtimin e studimeve
Vitin e studimeve
Numrin e telefonit
Email adresën
Një përshkrim të shkurtër pse janë të interesuar për këtë trajnim
Trajnimi mbahet me daten 04.05.2026, ora 10:00-15:30 dhe me daten 14.05.2026 ora 10:00-15:30
Aplikimet mund të dërgohen në:
Email: [email protected]
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- E Përkohshme
- Vendndodhja
- Kosovë
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.
