Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Koordinator/e i/e aktiviteteve në Projektin ATOMI
Instituti ATOMI
KONKURS
Pozita: Koordinator/e i/e aktiviteteve në Projektin ATOMI
Instituti ATOMI shpall konkurs për Koordinator/e të aktiviteteve i/e cili/a do të koordinojë dhe ndjekë zbatimin e aktiviteteve të projektit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Menaxheres së projektit ATOMI.
Afati i aplikimit: 09 shtator - 23 shtator 2024.
Përshkrim i shkurtër i organizatës
Instituti ATOMI është organizatë joqeveritare e cila ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente (në tekstin e mëtejmë: atomist) në Kosovë. Përkatësisht, qëllimi i Institutit ATOMI është identifikimi i hershëm i fëmijëve dhe të rinjve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente, si dhe ofrimi i mundësive, kushteve, trajtimit, përkujdesjes dhe shkollimit të veçantë për këta atomist, bazuar në potencialet e tyre intelektuale, dhuntinë, talentin, personalitetin, ambiciet, interesimet, motivacionin dhe kushtet e rrethanat reale socio-ekonomike të tyre.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Në bashkëpunim të ngushtë me Menaxheren e Projektit ATOMI, koordinon zbatimin efektiv të aktiviteteve të projektit që ka në ngarkim brenda afatit kohor dhe buxhetit të planifikuar.
- Monitoron dhe ndjek progresin e aktiviteteve duke adresuar në kohë çdo problem që mund të shfaqet gjatë zbatimit të tyre.
- Vepron si pikë kontakti dhe komunikon në mënyrë të përshtatshme me përfituesit e projektit, partnerët dhe donatorët.
- Përgatitë në mënyrë periodike informacione të përditësuara për progresin e aktiviteteve dhe raporton për to te Menaxherja e Projektit ATOMI.
- Bashkëpunon me pjesën tjetër të stafit të për detyra të ndryshme organizative/ administrative.
- Detyra të tjera që mund t’i caktohen nga Drejtoresha Ekzekutive.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në shkenca sociale (përparësi kanë të diplomuarit në fushën e Psikologjisë).
- Të paktën 1 vit eksperiencë pune në organizata të shoqërisë civile ose institucione të tjera në rol të ngjashëm.
- Eksperiencë pune në terren, fleksibilitet dhe aftësi për të menaxhuar të papriturat që mund të ndikojnë planin e aktiviteteve të projektit.
- Aftësi për të punuar në ekip.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet e vendosura.
- Aftësi për të performuar mirë edhe në situata që mund të shkaktojnë presion.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, koordinuese dhe organizative.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe të shkruar.
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office dhe SPSS.
Aplikimi
Kandidatët/et e interesuar/a mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: [email protected] duke vendosur në titullin e e-mailit “Kandidat/e për postin Koordinator/e i/e aktiviteteve ”.
Afati i fundit për të aplikuar: 23 Shtator 2024, ora 16:00.
Vetëm personat që futen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Njoftime Pune
Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.
Keni Nevojë për Ndihmë?
Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?