Mësimdhënës/e

International Maarif Schools of Kosova

Konkurs Pune

Shkolla International Maarif Schools Of Kosova, Dega në Prishtinë, shpall konkurs për pozitat: 

•Mësimdhënës/e për lëndën e Kimisë (1 pozitë me orar të plotë);

•Mësimdhënës/e për lëndën e Historisë (1 pozitë me orar të plotë);

•Mësimdhënës/e për lëndën TIK dhe Robotikë (1 pozitë me orar të plotë);

•Mësimdhënës/e për lëndën e Muzikës (1 pozitë me orar të plotë);

•Mësimdhënës/e për nivelin fillor (1 pozitë me orar të plotë, zëvendësim);

•Mësimdhënës/e për nivelin parafillor (1 pozitë me orar të plotë);

•Mësimdhënës/e për lëndën e Edukatës Fizike (1 pozitë me gjysmë orar);

•Mësimdhënës ndihmës (2 pozita me orar të plotë).

 

Dega në Prizren, shpall konkurs për pozitat:

•Mësimdhënës/e për lëndën e Fizikës (1 pozitë me orar të plotë);

•Mësimdhënës/e për lëndën e Gjuhës Angleze (1 pozitë zëvendësim).

 

Kushtet për aplikim:

Kandidatët e interesuar për pozitat e lartpërmendura duhet të plotësojnë këto kushte:

1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

1.2. Të kenë të kryer shkollimin përkatës, sipas UA të MAShT nr. 06/15 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm;

1.3. Të kenë përvojë relevante së paku 2 vite;

1.4. Të kenë njohuri dhe shkathtësi të mira të gjuhës angleze.

 

Dokumentacioni i kërkuar për pozitat e lartpërmendura:

2.1. Diplomën e fakultetit, të kryer për nivelin përkatës (secili kandidat dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës/diplomave). Nëse kandidati/ja ka kryer shkollimin jashtë Kosovës, është e nevojshme të dorëzohet edhe nostrifikimi i diplomës/diplomave;

2.2. Dëshminë nga policia/gjykata kompetente se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për ndonjë vepër penale;

2.3. Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;

2.4. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);

2.5. CV.

 

Afati i aplikimit: deri më 23 gusht 2024

 

Mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur dhe aplikimi mund të bëhet online duke dërguar dokumentacionin tuaj në adresën elektronike: [email protected] (Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara).

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e përcaktuara do të ftohen në intervistë. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit dhe ato me dokumente të pakompletuara nuk do të shqyrtohen dhe do të refuzohen.

Për më shumë informacione, na kontaktoni në numrat kontaktues ose email: [email protected]

Mob: +383 (0) 44 581 900

Tel: +383 38 660 020

Job Alerts

Get notified when new positions matching your interests become available at Telegrafi Jobs.

Need Help?

Questions about our hiring process or want to learn more about working with us?