Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Teknik Elektricist dhe ndihmës Teknik
Koniks
Kompania jonë është në kërkim të 6 teknikëve të instalimeve elektrike për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional. Nëse posedoni aftësi dhe përvojë në instalime elektrike, jeni personi i duhur për ne!
Pozita: Teknik Elektricist (3 Pozita) dhe ndihmës Teknik (3 Pozita)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Vendosja dhe lidhja e kabllove elektrike sipas specifikimeve teknike.
- Montimi i kanalinave metalike ose plastike dhe përgatitja e strukturave mbështetëse për kabllot.
- Instalimi i prizave, ndërprerësve dhe trupave ndriçues për përdorim të përditshëm.
- Zbatimi i udhëzimeve teknike për montim dhe lidhje për realizim të saktë të detyrave.
- Zëvendësimi i komponentëve të dëmtuar si kabllot, ndërprerësit dhe siguresat.
- Instalimi i trupave ndriçues LED dhe llambave të zakonshme.
- Lidhja e sistemeve të tokëzimit sipas standardeve.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Njohuri të mira mbi standardet dhe rregullat e sigurisë elektrike.
- Eksperiencë në përdorimin e mjeteve të punës si kaçavidat izoluese, testuesit dhe multimetri. |
- Njohje të tipeve të ndryshme të pajisjeve elektrike dhe përdorimi i tyre korrekt.
- Diplomë e shkollës së mesme teknike ose trajnim i specializuar në instalime elektrike.
- Aftësi për të ndjekur udhëzime teknike dhe për të zbatuar masat mbrojtëse për siguri maksimale.
Si të aplikoni? Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në: [email protected].
Për më shumë informacione, na kontaktoni 044 292 797
Mundësi të Tjera të Fundit
Senior Go Developer 4-Day Workweek
3/31/2026cpit comparit GmbH
Prishtinëfull time
Punëtor në Fast food
3/30/2026Olea Burger
Stanovc, Vushtrrifull time
Menaxher/e i/e Projektit
3/30/2026Telegrafi
Prishtinëfull time
Arkitekt/e - Inxhiner/e
3/30/2026Kras Group
Prishtinëfull time
Operator Forklift / Punëtor në Depo
3/30/2026Dardania Logistics
Prishtinëfull time
Menaxher i Depos
3/30/2026Dardania Logistics
Prishtinëfull time