KRU "Drini i Bardhë" Sh.A-Pejë logo

Inkasant me kontratë & Inkasant Sezonal

KRU "Drini i Bardhë" Sh.A-Pejë

Në bazë të Ligjit të Punës, Statutit të Kompanisë dhe Rregullores mbi sistematizimin e vendeve të punës Ndërmarrja Publike KRU ”Drini i Bardhë” SH.A Pejë shpall këtë:

KONKURS                                                                                                                                                      Për pranimin e Punëtorëve në këto vende të lira të punës:

                   I.          Dy ( 2 ) Inkasant me kontratë për 1 (një) vit, me punë provuese gjashtëmujore

Vendi i punës: Pejë (2);

Paga:               425.00 Euro brutto/ne muaj                                                                                                    

Kohëzgjatja:    Kontratë pune 1(një) vjeçare me pune provuese gjashtë mujore;

 

 

                 II.          Gjashtë( 6 ) Inkasant Sezonal përmes "Super - Punës":

                               Dy (2) në Pejë,  Dy ( 2 ) në Istog ( 2 ) dhe Dy ( 2 ) në Deçan;                                             

Vendi i punës: Pejë     (2)

                         Istog   (2)

                         Deçan (2)                                                                              

Paga:               425.00 Euro brutto/ne muaj                                                                                                   

Kohëzgjatja:  6 muaj – për periudhën gjatë sezonit të ujitjes

-Për plotësimin e pozitës së Inkasantit:

-Detyrat e punës janë :

                                                                                                       

  • Të përfaqësojë Kompaninë me dinjitet dhe raportojë për çdo parregullsi në terren,

  • Të bënë kontraktimin e ujit, shpërndarjen e ujit, dhe pagesat nga fermerët,

  • T’i sqaroj konsumatorit përmbajtjen e faturës,

  • Të siguroj mbledhjen e pagesave përmes faturimit për ujë të ujitjes nga fermerët dhe me rastin e pranimit (marrjes) se pagesave janë të obliguar që paraprakisht të lëshojnë kontrata fermerëve,

  • Te japin dëftesën e pagesës dhe menjëherë ti dorëzojnë brenda ditës te Menaxheri i Njësisë, i cili me kohë dhe korrektësi do t’ia dorëzoj zyrës së financave,

  • Inkasanti /Përgjegjës për hurdha të peshkut dhe separacione - duhet të jetë në gatishmëri 24 orë ndajë kërkesave të hurdhave të peshkut dhe separacioneve për shërbimet të cilat i ofron Kompania ndaj tyre, dhe për punët e tij i përgjigjet menaxherit të Njësisë dhe KE,

  • Në ekzekutimin e detyrave të lartcekura, Inkasanti duhet gjithashtu të vëzhgojë dhe raportojë tek Inspektori –Përgjegjës i ujerave për ndonjë përdorim të jashtëligjshëm të ujit nga kanalet qe i menaxhon Kompania, pra për ndonjë kyçje ilegale,                                   

  • Kujdesen për operim dhe mirëmbajtje të kanaleve si dhe bëjnë pastrimin e kanaleve të ujitjes sipas planifikimit nga Menaxheri i Njësisë,

  • Inkasantët i raportojnë menaxherit respektiv të Njësisë Operative rreth çështjeve të Raportimit për punën e kryer, si dhe rregullsinë e orarit dhe disiplinës në punë (ardhje dhe shkuarje),

  • Si dhe kryen punë dhe detyra të tjera qe i ngarkohen nga Menaxheri i Njësisë dhe KE i Kompanisë.

 

Kushtet për themelimin e marrëdhënies së punës:

  • Kualifikimi i mesëm shkollor,

  • Përvoja e punës 1(një) vjeçare në lëmi të ngjashme,

  • Ai/Ajo duhet te jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë moral të fortë për punë dhe  integritet te nivelit te lartë,

  • Vendimin për themelimin e marrëdhënies së punës e bie Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë.

Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:

 

-Kopja e letërnjoftimit, dëshminë e përvojës se punës,

-Diplomën shkollore  fillor apo te mesme për kualifikimin e kërkuar - kopje,

-Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj,

-Njohja e punës me kompjuter është përparësi,

-Posedimi i Patent shoferit Kategoria A ose B është përparësi.

 

Procesi i aplikimit: Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-ne tuaj me dëshmitë përkatëse ne e-mail adresën [email protected]

Afati i Konkursit për pozitën  I dhe II është 15 ditë përkatësisht deri me dt. 30. Prill 2026, deri në ora 16:00.

Ndërmarrja Publike KRU ”Drini i Bardhë” Sh.A – Pejë është punëdhënës që respekton mundësitë e barabarta dhe mirëpret llojllojshmëri të madhe të aplikuesve. Vetëm kandidatet e përzgjedhur do te kontaktohen për Intervistë.

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë

Ndaj këtë punë:

Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet