Inkasant me kontratë & Inkasant Sezonal
KRU "Drini i Bardhë" Sh.A-PejëNë bazë të Ligjit të Punës, Statutit të Kompanisë dhe Rregullores mbi sistematizimin e vendeve të punës Ndërmarrja Publike KRU ”Drini i Bardhë” SH.A Pejë shpall këtë:
KONKURS Për pranimin e Punëtorëve në këto vende të lira të punës:
I. Dy ( 2 ) Inkasant me kontratë për 1 (një) vit, me punë provuese gjashtëmujore
Vendi i punës: Pejë (2);
Paga: 425.00 Euro brutto/ne muaj
Kohëzgjatja: Kontratë pune 1(një) vjeçare me pune provuese gjashtë mujore;
II. Gjashtë( 6 ) Inkasant Sezonal përmes "Super - Punës":
Dy (2) në Pejë, Dy ( 2 ) në Istog ( 2 ) dhe Dy ( 2 ) në Deçan;
Vendi i punës: Pejë (2)
Istog (2)
Deçan (2)
Paga: 425.00 Euro brutto/ne muaj
Kohëzgjatja: 6 muaj – për periudhën gjatë sezonit të ujitjes
-Për plotësimin e pozitës së Inkasantit:
-Detyrat e punës janë :
Të përfaqësojë Kompaninë me dinjitet dhe raportojë për çdo parregullsi në terren,
Të bënë kontraktimin e ujit, shpërndarjen e ujit, dhe pagesat nga fermerët,
T’i sqaroj konsumatorit përmbajtjen e faturës,
Të siguroj mbledhjen e pagesave përmes faturimit për ujë të ujitjes nga fermerët dhe me rastin e pranimit (marrjes) se pagesave janë të obliguar që paraprakisht të lëshojnë kontrata fermerëve,
Te japin dëftesën e pagesës dhe menjëherë ti dorëzojnë brenda ditës te Menaxheri i Njësisë, i cili me kohë dhe korrektësi do t’ia dorëzoj zyrës së financave,
Inkasanti /Përgjegjës për hurdha të peshkut dhe separacione - duhet të jetë në gatishmëri 24 orë ndajë kërkesave të hurdhave të peshkut dhe separacioneve për shërbimet të cilat i ofron Kompania ndaj tyre, dhe për punët e tij i përgjigjet menaxherit të Njësisë dhe KE,
Në ekzekutimin e detyrave të lartcekura, Inkasanti duhet gjithashtu të vëzhgojë dhe raportojë tek Inspektori –Përgjegjës i ujerave për ndonjë përdorim të jashtëligjshëm të ujit nga kanalet qe i menaxhon Kompania, pra për ndonjë kyçje ilegale,
Kujdesen për operim dhe mirëmbajtje të kanaleve si dhe bëjnë pastrimin e kanaleve të ujitjes sipas planifikimit nga Menaxheri i Njësisë,
Inkasantët i raportojnë menaxherit respektiv të Njësisë Operative rreth çështjeve të Raportimit për punën e kryer, si dhe rregullsinë e orarit dhe disiplinës në punë (ardhje dhe shkuarje),
Si dhe kryen punë dhe detyra të tjera qe i ngarkohen nga Menaxheri i Njësisë dhe KE i Kompanisë.
Kushtet për themelimin e marrëdhënies së punës:
Kualifikimi i mesëm shkollor,
Përvoja e punës 1(një) vjeçare në lëmi të ngjashme,
Ai/Ajo duhet te jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë moral të fortë për punë dhe integritet te nivelit te lartë,
Vendimin për themelimin e marrëdhënies së punës e bie Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë.
Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:
-Kopja e letërnjoftimit, dëshminë e përvojës se punës,
-Diplomën shkollore fillor apo te mesme për kualifikimin e kërkuar - kopje,
-Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj,
-Njohja e punës me kompjuter është përparësi,
-Posedimi i Patent shoferit Kategoria A ose B është përparësi.
Procesi i aplikimit: Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-ne tuaj me dëshmitë përkatëse ne e-mail adresën [email protected]
Afati i Konkursit për pozitën I dhe II është 15 ditë përkatësisht deri me dt. 30. Prill 2026, deri në ora 16:00.
Ndërmarrja Publike KRU ”Drini i Bardhë” Sh.A – Pejë është punëdhënës që respekton mundësitë e barabarta dhe mirëpret llojllojshmëri të madhe të aplikuesve. Vetëm kandidatet e përzgjedhur do te kontaktohen për Intervistë.
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- Kohë e Plotë
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.
