Inkasant në Nj.O në Deçan

KRU “Drini i Bardhë” Sh.A

Në bazë të Ligjit të punës, Statutit të Kompanisë dhe Rregullores mbi sistematizimin e vendeve të punës Ndërmarrja Publike KRU “Drini i Bardhë” Sh.A – Pejë me dt:03.11.2025 shpall këtë:

KONKURS
Për këtë vend të lirë të punës:

Një (1) Inkasant në Nj.O në Deçan 

Vendi i punës:  Deçan 

Paga: 350 Euro brutto/në muaj
Kohëzgjatja: 1(një) vit me (gjashtë) muaj punë provuese;

Detyrat e punës janë:                                                                                                                          

  • Të përfaqësoje Kompaninë me dinjitet dhe raportojë për çdo parregullsi në terren, 

  • Të bënë kontraktimin e ujit, shpërndarjen e ujit, dhe pagesat nga fermerët, 

  • T’i sqaroj konsumatorit përmbajtjen e faturës, 

  • Të siguroj mbledhjen e pagesave përmes faturimit për ujë të ujitjes nga fermerët dhe me rastin e pranimit (marrjes) se pagesave janë të obliguar që paraprakisht të lëshojnë kontrata fermerëve, 

  • Te japin dëftesën e pagesës dhe menjëherë ti dorëzojnë brenda ditës te Menaxheri i Njësisë, i cili me kohë dhe korrektësi do t’ia dorëzoj zyrës së financave,

  • Inkasanti /Përgjegjës për hurdha peshku dhe separacione - duhet të jetë në gatishmëri 24 orë ndajë kërkesave të hurdhave të peshkut dhe separacioneve për shërbimet të cilat i ofron Kompania ndaj tyre, dhe për punët e tij i përgjigjet menaxherit të Njësisë dhe KE,

  • Në ekzekutimin e detyrave të lartcekura, Inkasanti duhet gjithashtu të vëzhgojë dhe raportojë tek Inspektori –Përgjegjës i ujerave për ndonjë përdorim të jashtëligjshëm                      të ujit nga kanalet qe i menaxhon Kompania, pra për ndonjë kyçje ilegale,                                   

  • Kujdesen për operim dhe mirëmbajtje të kanaleve si dhe bëjnë pastrimin e kanaleve të ujitjes sipas planifikimit nga Menaxheri i Njësisë,

  • Inkasantët i raportojnë menaxherit të Njësisë Operative rreth çështjeve të raportimit për punën e kryer, si dhe rregullsinë e orarit dhe disiplinës në punë (ardhje dhe shkuarje), 

  • Si dhe kryen punë dhe detyra të tjera qe i ngarkohen nga Menaxheri i Njësisë dhe KE i Kompanisë.

Kushtet për themelimin e marrëdhënies së punës:

  • Kualifikimi i mesëm shkollor, 

  • Përvoja e punës 1(një) vjeçare në lëmi të ngjashme,

  • Ai/Ajo duhet te jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë moral të fortë për punë dhe integritet te nivelit te lartë,

  • Vendimin për themelimin e marrëdhënies së punës e bie Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë.

Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:

  • Kopja e letërnjoftimit, dëshminë e përvojës se punës,

  • Diplomën shkollore  fillor apo te mesme për kualifikimin e kërkuar - kopje,

  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj,

  • Kopja e Patentë shoferit  kategorisë ”B” ndërsa përparësi do të kenë ata qe e kanë edhe Kategorinë ”C”.

Procesi i aplikimit: Për të aplikuar, ju lutem dërgoni Cv-ne tuaj me dëshmitë përkatëse në e-mail adresën [email protected]

Paraqitja e kërkesave: 

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.

Afati i Konkursit është 15 ditë, përkatësisht deri me datë 17 Nëntor 2025, në ora 16:00. 

Ndërmarrja Publike KRU ”Drini i Bardhë” Sh.A – Pejë është punëdhënës që respekton mundësitë e barabarta dhe mirëpret llojllojshmëri të madhe të aplikuesve. Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për testim dhe intervistë.

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?