Mandeta logo

Menaxher Senior i Shitjeve

Mandeta

Rreth Mandeta.

Mandeta Media është platformë e reklamimit programatik me seli në Prishtinë. Përmes Mandeta Ads, brendet arrijnë audiencën e tyre te mediat premium në gjuhën shqipe.

Misioni ynë: t'i ndihmojmë brendet të arrijnë shqipfolësit dhe t'i ndihmojmë mediat shqiptare të fitojnë aq sa vlen audienca e tyre.

Roli.

Do t'ua shesësh Mandeta Ads kompanive në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe kompanive që duan të arrijnë audiencën shqipfolëse. Do të gjesh klientë të rinj, do të mbyllësh marrëveshje dhe do të ndërtosh marrëdhënie afatgjata. Raporton te Drejtori Menaxhues.

Çka do të bësh.

  • Gjen dhe fiton reklamues dhe agjenci të reja në Kosovë dhe Shqipëri.

  • Menaxhon gjithë procesin e shitjes, nga takimi i parë deri te fushata e nënshkruar.

  • Ndërton marrëdhënie afatgjata me ekipet e marketingut dhe të brendeve.

  • Rrit bashkëpunimin me klientët ekzistues përmes fushatave të përsëritura dhe më të mëdha.

  • Punon me Ad Manager-in që çdo fushatë të realizohet dhe të raportohet si duhet.

  • Mban pipeline-in të përditësuar dhe raporton rregullisht për progresin.

Kë kërkojmë.

  • Mbi 5 vjet përvojë në shitje B2B.

  • Rrjet të fortë kontaktesh me kompani dhe agjenci në Kosovë ose Shqipëri.

  • Njohuri të mira të reklamimit digjital. Përvoja me programatik është përparësi.

  • Shqip dhe anglisht rrjedhshëm.

  • Iniciativë, organizim dhe dëshirë për të punuar në një startup.

Çka ofrojmë.

  • Pagë konkurruese.

  • Kontakt të drejtpërdrejtë me udhëheqjen dhe përgjegjësi reale për shitjet.

  • Mundësinë të rritesh bashkë me një kompani të re që plotëson një boshllëk real në tregun shqipfolës.

Aplikimi: https://www.mandeta.com/karriera#apliko

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë
Vendndodhja
Prishtinë

Ndaj këtë punë:

✨ Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet