Dizajner/e Interieri

NERO Home

 Nero Home

Pejë, Kosovë

Tel. 049 232 800 I 049 232 003        

[email protected] [email protected]

Nero Home është fabrikë e specializuar për prodhimin e mobiljeve nga druri, dyer nga druri dhe realizimin e projekteve moderne dhe ekskluzive për tregun vendor dhe ndërkombëtar

Dizajner/e Interieri (2 pozita)

(1)   Pozitë në Pejë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ti kryej të gjitha punët rreth projektimit, matjeve, ofertave dhe komunikimit direkt me klient;

  • Të përgatitë ofertat sipas matjeve në objektet e klientëve;

  • Të përgatitë punët finale për prodhimin sipas projektit;

  • Të vendos prioritetet e prodhimit të projektit;

  • Të mbikëqyrë punëtorët gjatë prodhimit dhe montimit;

  • Të mbikëqyrë kompanitë e kontraktuara për punë të caktuara gjatë ekzekutimit të punëve;

  • Ti kryej të gjitha punët tjera që lidhen me pozitën e tij/saj.

 Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Titulli i/e diplomuar;

  • Të ketë përvojë pune;

  • Njohje e programeve të punës AutoCAD, SketchUp, Revit ose Corpus (përparësi);

  • Eksperiencë në punë të ngjashme (përparësi);

  • Të njohë gjuhen Angleze (përparësi);

  • Shkathtësi në komunikim me shkrim dhe gojë;

  • Të ketë aftësi në caktimin e prioriteteve dhe për punë të pavarur.

Ofrojmë:

- Mundësi të punoni në një kompani të suksesshme me projekte të ndryshme dhe sfiduese.

- Pagesë të atraktive dhe benefite shtesë.

- Ambient pune të këndshëm dhe ekip profesional.

- Mundësi zhvillimi dhe rritje profesionale.

 Aplikimin Mund ta bëni në adresën elektronike [email protected] dhe [email protected] me të dhënat personale (cv) një letër motivuese dhe një foto. Tel. 049 232 800 I 049 232 003

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?