Punëtor në Gryerje

NERO Home

Nero Home

Pejë, Kosovë

Tel. 049 232 800 I 049 232 003

[email protected] [email protected]

Nero Home është fabrikë e specializuar për prodhimin e mobiljeve nga druri, dyer nga druri dhe realizimin e projekteve moderne dhe ekskluzive për tregun vendor dhe ndërkombëtar

Kompania Nero Home shpall konkurs për Punëtor në Gryerje x2, në repartin e gryerjes së dyerve dhe mobiljeve nga druri.

 Pozitë në Pejë

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Gryrja dhe përgatitja e sipërfaqeve të drurit para lyerjes;

  • Përdorimi i makinave dhe veglave për gryrje;

  • Kontrollimi i sipërfaqeve për përfundim cilësor;

  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirës së punës;

  • Bashkëpunimi me sektorin e lyerjes dhe prodhimit;

  • Respektimi i standardeve të cilësisë dhe sigurisë në punë;

  • Ti kryej të gjitha punët tjera që lidhen me pozitën e tij.

 Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Përvojë pune paraprake në përpunimin e drurit është përparësi;

  • Njohuri bazike në përdorimin e veglave të punës;

  • Saktësi dhe kujdes në detaje;

  • Aftësi për punë individuale dhe në ekip;

  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë;

  • Të ketë aftësi në caktimin e prioriteteve dhe për punë të pavarur.

Ofrojmë:

- Mundësi të punoni në një kompani të suksesshme me projekte të ndryshme dhe sfiduese.

- Pagesë të atraktive dhe benefite shtesë.

- Ambient pune të këndshëm dhe ekip profesional.

- Mundësi zhvillimi dhe rritje profesionale.

 Aplikimin Mund ta bëni në adresën elektronike [email protected] dhe [email protected]  apo në Tel. 049 232 800 I 049 232 003

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?