Bashkë-Menaxhimi i Pishinës dhe Shërbimet Hoteliere në Pishinën e Gërmisë
NPL “Sport Marketing” SH.A.SHPALL KËRKESË PËR OFERTIM:
BASHKË-MENAXHIMI I PISHINËS DHE SHËRBIMET HOTELIERE NË PISHINËN E GËRMISË NË PRISHTINË
Në bazë të Statutit të NPL“Sport Marketing” SH.A., dhe programit të punës për sezonin veror të vitit 2026 dhe 2027, NPL”Sport Marketing” shpall kërkesën për ofertim për të gjithë OE, për menaxhimin e pishinës duke përfshirë edhe inkasimin e biletave, poashtu ofrimin e shërbimeve hoteliere të cilësisë së lartë në lokacionet e planifikuara brenda hapësirave përcjellëse komerciale të pishinës për sezonin verore për të ofruar një plan kulturor, artistik dhe sportiv për vitet 2026- 2027. OE janë të detytuar që planin e punës ta zbatojnë në përputhje me rregulloret e brendshme të ndërmarrjes publike Sport Marketing, Oferta më e favorshme e cila plotëson kriteret e kërkuara në thiJen e hapur do të shpërblehet me kontratë.
Historihu:
NPL“Sport Marketing”SH,A., Prishtinë, Në MTI është e regjistruar si NPL“Sport Marketing” SH.A. ertifikata nr. 810454497, data.17.10.2000.
Misioni i NPL “Sport Marketing” SH.A. Prishtinë, është orientimi i aktiviteteve të mirëfillta drejt klientit duke pasur qytetarin, rininë, në qendër të vëmendjes. Të gjithë klientit do të kenë trajtim dhe qasje në shërbime, pa diskriminim racor, religjioz, gjinor etj. Qellimi ynë kryesor është zgjërimi i shërbimeve sportive, kulturore dhe rekreative, ngritja e kapaciteteve intelektuale, transparenca dhe llogaridhënja, respektimi i ligjit dhe instalimin e kulturës së re menaxheriale, koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta institucionale për të ofruar shërbime cilësore në pajtim me standartet ndërkombëtare të edukimit sportivo-kulturor.
Përshhrimi:
l. NPL“Sport Marketing” kërkon partner biznesi për menaKhimin e pishinës së Germisë në tërësi dhe ofrimin e shërbimeve hoteliere dhe të aktiviteteve sportive dhe atyre kulturore gjatë Sezonit Veror 2026 dhe 2027. Shërbimet duhet të jenë të kualitetit të lartë. 9mimet duhet të jenë të pranueshmë për qytetarët, rininë shkollore, universitare dhe për të gjithë vizitorët që frekuentojnë në pishinën e Gërmisë,
2. NPL“Sport Marketing” SH.A. ofron hapësirat e planifikuara për zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve të hotelierisë dhe aktiviteteve kulturoro-artistike brenda pishinës së Gërmisë, duke mundësuar edhe infrastrukturën e duhur në kypjen e rrjetin elektrik dhe atë të ujit.
3. NPL Sportmarketing jep me kontratíi 1+I vjeçare pér bashkémenaxhim pishiniin e Germise, duke u bazuar né rregulloren e punds dhe çmimeve aktuale. Vazhdimi i vitit te dyte behet varesisht nga performanca dhe menaxhimi i punes nga operatori ekonomik, i cili vlerésohet nga komisioni i NPL Sportmarketing. Kontrata mund U ndérpritet edhe pas vitit tii dyté né rast tf planeve madhore dhe interesit zhvillimor tf ndermarrjes.
4. Si pjesë përbërëse e dhënies në shfrytëzim do të përfshihet poashtu amfiteatri i pishinës. E rëndësishme: Plani i aktiviteteve kulturore, sportive dhe rekreacionale duhet të prezentohet paraprakisht nga fituesi i kontratës.
5. Për edo organizim të përmasave më të mëdha të llojit si, koncerte, manifestime apo turnire sportive dhe mbrëmje kulturo-artistike, kontraktori obligohet që paraprakisht të njoftoj me shkrim menaxhmentin e NPL“Sport Marketing” SH.A. për planin e detajizuar të natyrës së manifestimit dhe mbajtjes së aktivitetit duke pasur parasysh masat organizative dhe ato të sigurisë në përpuethshmeri të plotë me ligjet në fuqi.
6. NPL“Sport Marketing” SH.A. ka përcaktuar gjithsej 6 Pika komerciale për aktivitete të shitjes dhe shërbime të hotelierisë, ato janë:
Restauranti kryesor
Mini Restauranti “Kënd i Pizza've”
Pikë shitëse — tek amfiteatri aktiviteteve kulturore dhe i sporteve.
3 x Lokacione - pika te shitjes “On the GO” pije dhe produkte të paketuara ushqimore.
7. Terrenet sportive të tenisit do të mbesin në dispozicion të NPL“Sport Marketing” SH.A. mirëpo në rastin e kërkesës për oganizim të ndonjë aktiviteti apo tumiri të tenisit, pagesa do të bëhet në koordinim me çmimorem e përcaktuar në rregulloren e NPL“Sport Marketing dhe me Federatën e Tenisit të Kosovës”
8. NPL“Sport Marketing” në kontratën e dhënë për bashkë-menaxhim operatorit fitues do të përfshijë poashtu dhënien e të gjitha pikave reklamuese të paracaktuara për kohëzgja{jen e kontratës.
Kriteret e përzgjedhjes:
Kompania duhet të jetë e regjistruar, minimum 2 vite pranë ARBK'së dhe ta dëshmojë me pertifikat të biznesit.
Kompania duhet të ketë së paku 2 vjet përvojë në ofrimin e shërbimeve të hotelierisë dhe marketingut duke përfshirë organizimin e aktiviteteve kulturoro-artistike (të dëshmoje me portfolio të aktiviteteve)
Ofertat e prezantuara nga OE duhet të përfshijnë:
Planin vizuel-arkitektonik duke përfshirë përshkrimin e instalimeve për shitje dhe planin investiv për lokacionet e përcaktuara nga menaxhmenti i NPL“Sport Marketing” SH,A, në hapësirat e dedikuara për shërbimet hotelierike.
» Planin e detajuar artistiko-kulturor të detajuar të manifestimeve sportive, kulturore dhe rekreacionale.
lnvestimi dhe blerja e shezlloneve dhe vendosja e çadrave, sasia 250 copë ( modeli duhet të prezentohet me fotografi)
Përshkrimin e menus dhe ushqimit prej së paku 10 produkteve ushqimore duke përfshirë edhe pijet freskuese ( të përfshihet edhe çmimorja e menus)
Planifikimi i numrit të punonjësve dhe inenaxhimin e tyre,
Përshkrimin e sistemit higjenik dhe sistemit për pastrim,
» Numrin e personelit te sigurimit
Shuma bazë e pdrcaktuar pdr ofertim per shfrytezimin e pishiniis dhe hapsirave komerciale gjatë sezones 2026 - 2027 eshte 70.000.00£ +( TVSH'ja ) piir vit kalendarik,
Pagesat parashihet të realizohen në 2 këste të barabarta (35.000.00- TVSH për këst) duke filluar me nënshkrimin e kontratës nga OE fitues. (Detajet do të specifikohen në kontratë )
Për të marrë pjesë në shpallje duhet deponuar mjete në vlerë prej 300 £ në llogarinë e NPL “Sport Marketing”, në bankën BPB me nr. të xhirollogarisë l 300-2712-001184.61. Pas përfundimit të procesit vlera 300 £ do ti mbetet kompanisë.
E rëndësishme: Pagesa e mjeteve duhet të bëhet duke u bazuar në afatet dhe termat e përcaktuara menjëherë pas lidhjes së kontratës në afat prej 5 (pesë) ditësh.
Afatet dhe termat e pageses:
Afati për dërgesën e ofertave është prej 21.04.2026 — 05.05.2026
Ofertat e mbyllura në pliko duhet të dërgohen në zyrën kryesore të “Sportmarketingut” në Prishtinë, më së largu deri më 05.05.2025 deri në ora 12:00h ato oferta të eilat arrijnë pas kësaj date do të refuzohen.
Hapja e ofertave do të jetë publike në prezencë të përfaqësuesëve të kompanive me 05.05.2026 në ora 13:00h në adresën e poshtë shënuar. Ofertën do ta fitoj kompania më e kualifikuar dhe e cila ofron kushte më cilësore dhe çmimin më të lartë se çmimi fillestar.
NPL “SPORT MARKETING”sh.a
Pallati i Rinise, PRISHTINË
Numri i tel. kontaktues:
+38349442203
e-maili: [email protected]
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- Kontratë
- Vendndodhja
- Prishtinë
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.
