Padel Zone logo

Recepsioniste

Padel Zone

Recepsionist/e (2 pozita)

Qendra jonë e padelit në Prishtinë është në kërkim të një personi të besueshëm dhe komunikues për ndërrimin e fundjaves. Roli përfshin mirëpritjen e klientëve, menaxhimin e pagesave, ndihmën në bar dhe dyqan, si dhe kujdesin për fushat dhe ambientet. Kandidati ideal është i gatshëm të mësojë softuerin tonë të rezervimeve dhe të sigurojë një përvojë të mirë për çdo vizitor. Pozita është e qëndrueshme dhe me një ambient pune sportiv dhe shoqëror.


Përshkrim i kompanisë

Padel Zone eshte qendra më e madhe me 8 fusha moderne e padelit në Kosovë, e ndërtuar për ta zhvilluar sportin dhe për të krijuar një ambient energjik e mikpritës për lojtarët e të gjitha niveleve. Hapësirat tona përfshijnë fusha cilësore të padelit, palestër, sauna dhe zhveshtore, të gjitha të menduara për një përvojë sa më të mirë. Jemi në kërkim të një ekipi të pasionuar që dëshiron të kontribuojë në ndërtimin e së ardhmes së padelit në vend. Nëse je energjik, pozitiv dhe i/e motivuar, atëherë je i/e mirëseardhur të bëhesh pjesë e jona.

Përshkrim i rolit

Ky person do të jetë përgjegjës për operacionet ditore në qendër që përfshinë pritjen e klientëve, menaxhimin e pagesave, ndihmën në bar dhe dyqan, si dhe kujdesin për ambientet dhe fushat. Roli kërkon komunikim të mirë, përgjegjësi dhe gatishmëri për të mësuar sistemin tonë të rezervimeve.

Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar së paku shkollën e mesme

  • I/e aftë të komunikojë mirë me klientë

  • Njohuri bazike me telefona, kompjuterë dhe përdorim aplikacionesh

  • I/e përgatitur të punojë me kienta

  • Patentë shoferi dhe veturë (e preferushme)

  • Njohuri te mira te Gjuhës angleze – e domosdoshme

Përgjegjësitë:

  • Pranim i klientëve dhe menaxhim i pagesave

  • Marrje telefonatash dhe ndihmë me rezervime (rezervimet bëhen përmes aplikacionit)

  • Shërbim në bar (kafe, ujë, pije të lehta)

  • Ndihmë në dyqan për klientët që blejnë paisje

  • Kujdes për fushat dhe paisjet

  • Mirembajtje e rendit në hapësirën për klientë

  • Mbyllja e qendrës në fund të ndërrimit

  • Përdorim i softuerit të rezervimeve (trajnimi ofrohet nga kompania).

Kualifikimet e preferuara

  • Përvojë në bar, dyqan apo punë me klientë

  • Njohuri për sporte si padeli ose tenisi

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi

Benefitet

  • Ambient i qetë dhe sportiv, me atmosferë komuniteti

  • Punë e qëndrueshme

  • Trajnim i plotë për softuerin dhe proceset

  • Mundësi për të qenë pjesë e një qendre në rritje

  • Mundësi për angazhim afatgjatë dhe rritje në përgjegjësi

Per te aplikuar dergoni CV-ne tuaj ne emailin:[email protected]
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te ftohen per interviste.

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë
Vendndodhja
Prishtinë

Ndaj këtë punë:

Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet