HR Manager
staffiXPOZITA: HR Manager
REFERENCA: SX-26-021
QYTETI: Prishtinë
PAGA: 1,200€
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në industrinë e Home Collection, jemi në kërkim të kandidatëve për pozitën Zyrtar/e i/e Burimeve Njerëzore. Personi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për proceset e rekrutimit, administrimin e dokumentacionit të punonjësve dhe mbështetjen e marrëdhënieve të punës.
PËRGJEGJËSITË:
Realizimi i procesit të rekrutimit, duke përfshirë plotësimin e vendeve vakante, përzgjedhjen e aplikantëve dhe zhvillimin e intervistave.
Administrimi dhe mirëmbajtja e kontratave të punës, dosjeve fizike, dokumentacionit dhe përfitimeve të punonjësve.
Informimi i punonjësve aktualë dhe të rinj për politikat e kompanisë, detyrat, kushtet e punës, pagat, mundësitë për avancim dhe përfitimet.
Menaxhimi i kërkesave për pushime të stafit dhe evidentimi i tyre në sistem.
Ndërmjetësimi mes menaxhmentit dhe punonjësve, duke trajtuar kërkesat, shqetësimet dhe çështjet që lidhen me marrëdhëniet e punës.
Trajtimi i mosmarrëveshjeve ndërmjet punonjësve dhe administrimi i procedurave disiplinore në përputhje me politikat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
Diplomë Bachelor në Juridik, Psikologji ose fushë ekuivalente
Minimum 2 deri në 3 vite përvojë pune në burime njerëzore
Aftësi të mira komunikimi, gjykimi dhe trajtimi të çështjeve të personelit
Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi
Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office
Patentë shoferi e vlefshme
OFERTA:
Pagë 1,200€ neto
Orari i punës, nga e hëna deri të shtunën, 09:00–17:00
Laptop me pajisje përcjellëse
Mbulim i shpenzimeve telefonike
Sigurim shëndetësor
Mbështetje për zhvillim të vazhdueshëm personal dhe profesional
Mundësi për të punuar në një ekip bashkëpunues
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 08.11.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- Kohë e Plotë
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.