staffiX logo

HR Manager

staffiX

POZITA:                    HR Manager

REFERENCA:          SX-26-021

QYTETI:                   Prishtinë

PAGA:                      1,200€

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në industrinë e Home Collection, jemi në kërkim të kandidatëve për pozitën Zyrtar/e i/e Burimeve Njerëzore. Personi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për proceset e rekrutimit, administrimin e dokumentacionit të punonjësve dhe mbështetjen e marrëdhënieve të punës.

                            

PËRGJEGJËSITË:

  • Realizimi i procesit të rekrutimit, duke përfshirë plotësimin e vendeve vakante, përzgjedhjen e aplikantëve dhe zhvillimin e intervistave.

  • Administrimi dhe mirëmbajtja e kontratave të punës, dosjeve fizike, dokumentacionit dhe përfitimeve të punonjësve.

  • Informimi i punonjësve aktualë dhe të rinj për politikat e kompanisë, detyrat, kushtet e punës, pagat, mundësitë për avancim dhe përfitimet.

  • Menaxhimi i kërkesave për pushime të stafit dhe evidentimi i tyre në sistem.

  • Ndërmjetësimi mes menaxhmentit dhe punonjësve, duke trajtuar kërkesat, shqetësimet dhe çështjet që lidhen me marrëdhëniet e punës.

  • Trajtimi i mosmarrëveshjeve ndërmjet punonjësve dhe administrimi i procedurave disiplinore në përputhje me politikat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë Bachelor në Juridik, Psikologji ose fushë ekuivalente

  • Minimum 2 deri në 3 vite përvojë pune në burime njerëzore

  • Aftësi të mira komunikimi, gjykimi dhe trajtimi të çështjeve të personelit

  • Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi

  • Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office

  • Patentë shoferi e vlefshme

 

OFERTA:

  • Pagë 1,200€ neto

  • Orari i punës, nga e hëna deri të shtunën, 09:00–17:00

  • Laptop me pajisje përcjellëse

  • Mbulim i shpenzimeve telefonike

  • Sigurim shëndetësor

  • Mbështetje për zhvillim të vazhdueshëm personal dhe profesional

  • Mundësi për të punuar në një ekip bashkëpunues

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 08.11.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë

Ndaj këtë punë:

✨ Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet