Konsulent i Shitjes

staffiX

POZITA:                     Shitës - Qeramikë

REFERENCA:           SX-26-017

QYTETI:                     Shkabaj

PAGA:                        750€

 

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë të Qeramikës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Konsulent i Shitjes. Ajo ose ai do të jetë përgjegjës për ofrimin e shërbimeve profesional ndaj klientëve, prezantimin dhe shitjen e produkteve, si dhe realizimin e objektivave të shitjes.

 

PËRGJEGJËSITË:

Mirëpret klientët nga momenti i hyrjes në showroom, të prezantojë produktet, të realizojë shitjen, të merret me finalizimin e inkasimit të pagesës

Të jetë tip energjik dhe i afrueshëm me konsumatorët, të komunikojë lehtësisht me të gjithë tipet e njerëzve

Identifikon nevojat dhe kërkesat duke i këshilluar klientët për dizajnet dhe trendet e fundit të industrisë

Mendojë në mënyrë kreative për dekorimin e ambienteve të klientëve

Ofron informata për karakteristikat e produkteve, çmimet, kushtet e shitjes dhe shërbimet e kompanisë

Bashkëpunon me ekipin dhe departamentet përkatëse për realizimin efikas të porosive dhe kërkesave të klientëve

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet baçelor (jo obligative)

Preferohet përvojë pune në industrinë e shitjes, arkitekturës apo relevante

Aftësi të mira të komunikimit dhe prezantimit

Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office

Organizim, korrektësi dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave

Të ketë vetë iniciativë për të punuar i/e pavarur dhe në grup

 

OFERTA:

Pagë 750€ neto

Bonus për çdo shitje të realizuar

Orari i punës nga e Hëna në të Shtune, me ndërrime 8:00–16:00, 9:00–17:00 ose 10:00–18:00

Tri (3) të shtuna pune dhe një (1) të shtunë pushim gjatë muajit

Sigurim shëndetësor

Telefon dhe kompensim i shpenzimeve të telefonit

Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 30.08.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?