staffiX logo

Kuzhinier dhe/ose Ndihmës 

staffiX

POZITA:                    Kuzhinier dhe/ose Ndihmës 

REFERENCA:         SX-26-023

QYTETI:                   Prishtinë

PAGA:                      800€ - 1,200€

 

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për klientin tonë, një kompani që operon në Industrinë e Gastronomisë, jemi në kërkim të një Kuzhinier dhe/ose Ndihmës me përvojë, i cili do të jetë përgjegjës për përgatitjen e ushqimeve, ruajtjen e cilësisë së shërbimit dhe respektimin e standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore.

                            

PËRGJEGJËSITË:

  • Përgatitja dhe gatimi i ushqimeve sipas menysë dhe standardeve të përcaktuara të restorantit

  • Sigurimi i cilësisë, shijes dhe prezantimit të ushqimeve përpara shërbimit

  • Organizimi i përgatitjes së përbërësve dhe koordinimi i punëve të përditshme në kuzhinë

  • Ruajtja e duhur e produkteve ushqimore dhe kontrollimi i freskisë së tyre

  • Monitorimi i gjendjes së furnizimeve dhe raportimi i nevojave për produkte dhe përbërës

  • Kontrollimi i gjendjes dhe funksionimit të pajisjeve të kuzhinës dhe raportimi i nevojave për mirëmbajtje

  • Respektimi i standardeve të higjienës, pastërtisë dhe sigurisë ushqimore gjatë gjithë procesit të punës

  • Bashkëpunimi me stafin e kuzhinës dhe të shërbimit për përgatitjen dhe dorëzimin e porosive në kohë

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Përvojë e mëparshme si Kuzhinier/e në restorante ose ambiente të ngjashme

  • Zotërim i teknikave të gatimit, përgatitjes dhe prezantimit të ushqimeve

  • Përvoja në përgatitjen e ushqimeve tradicionale greke konsiderohet përparësi

  • Njohja dhe zbatimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore

  • Organizim i mirë i punës dhe menaxhim efikas i kohës

  • Bashkëpunim dhe komunikim efektiv me ekipin

  • Gatishmëri për punë nën presion dhe menaxhim të disa porosive njëkohësisht

  • Përgjegjësi, përpikëri dhe vëmendje ndaj detajeve

 

OFERTA:

  • Pagë neto prej 800€-1,200€

  • Bonuse tjera të padefinuara

  • Ditët e punës nga e Hëna deri të Shtunën

  • 8 orë pune, me dy ndrrime (paradite ose pasdite)

  • Mundësi për të punuar në një kompani që vlerëson dhe njeh kontributin e punonjësve

  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale

 

 APLIKONI TANI

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 15.11.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë
Vendndodhja
Prishtinë

Ndaj këtë punë:

✨ Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet