Menaxher i Marketit
staffiXPOZITA: Menaxher i Marketit
REFERENCA: SX-26-025
QYTETI: Prishtinë
PAGA: 1,000€ - 1,300€
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për nevojat e klientit tonë në Industrinë e Shitjes me Pakicë, jemi në kërkim të kandidatëve për pozitën Menaxher i Marketit. Personi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për organizimin e operacioneve të përditshme, udhëheqjen e stafit, menaxhimin e shitjeve dhe ofrimin e shërbimit cilësor ndaj klientëve.
PËRGJEGJËSITË:
Organizimi dhe mbikëqyrja e operacioneve ditore të marketit, përfshirë hapjen dhe mbylljen e njësisë sipas orarit të përcaktuar
Udhëheqja dhe organizimi i punës së stafit, delegimi i detyrave, vlerësimi i performancës dhe mbështetja e zhvillimit të ekipit
Sigurimi i zbatimit të politikave të kompanisë, procedurave operative dhe respektimit të rregullave nga stafi
Menaxhimi i inventarit, stokut dhe porosive, duke siguruar disponueshmërinë e produkteve në market
Mbikëqyrja e arkave, përfshirë furnizimin me para dhe kontrollin e monedhave, si dhe monitorimi i keqpërdorimeve të brendshme dhe të jashtme
Sigurimi i standardeve të larta të shërbimit ndaj klientëve, trajtimi i ankesave dhe kërkesave të tyre, për përmirësimin e vazhdueshëm të përvojës së blerjes
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
Preferohet të ketë të përfunduar studimet bachelor
Përvojë relevante në menaxhim dhe në sektorin e shitjes me pakicë (retail)
Aftësi për udhëheqjen, organizimin dhe zhvillimin e stafit
Njohuri në menaxhimin e shitjeve, inventarit, stokut dhe arkave
Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese
Orientim drejt rezultateve, shërbimit ndaj klientëve dhe reduktimit të humbjeve
OFERTA:
Pagë 1,000€ - 1,300€ neto varësisht prej eksperiencës.
Bonuse shtese ne baze te performancës
Orari i punës, 5 dite pune ne jave, 07:00-15:00 ose 08:00-16:00
Telefoni i njësisë
Sigurim shëndetësor
Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale
Mundësi për të punuar dhe krijuar një frymë të ekipit bashkëpunues
APLIKIMI:
Nëse i plotësoni kriteret e kërkuara dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit tonë, aplikoni deri më datën 22.11.2026. Kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- Kohë e Plotë
- Vendndodhja
- Prishtinë
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.