Shitës/e
staffiX
POZITA: Shitës/e
REFERENCA: SX-26-020
QYTETI: Prishtinë -> Çagllavicë Magjistrale
PAGA: 550€ – 750€
NR I POZITAVE: 3
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në industrinë e Home Collection jemi në kërkim të kandidatëve për pozitën Shitës/e. Ai ose ajo do të jenë përgjegjës për këshillimin e klientëve, prezantimin e produkteve dhe realizimin e shitjeve të perdeve, orendive shtëpiake dhe mobiljeve.
PËRGJEGJËSITË:
Mirëpret klientët në dyqan, identifikon nevojat e tyre dhe ofron shërbim profesional gjatë procesit të blerjes
Prezenton dhe realizon shitjen e perdeve, orendive shtëpiake dhe mobiljeve, sipas sektorit përkatës
Këshillon klientët për përzgjedhjen e produkteve, materialeve, ngjyrave dhe kombinimeve për ambientet e tyre
Ofron informata të sakta për karakteristikat e produkteve, çmimet dhe kushtet e shitjes
Përcjell kërkesat dhe porositë e klientëve, duke koordinuar me ekipin për realizimin e tyre
Kujdeset për prezantimin dhe organizimin e produkteve në hapësirën e shitjes
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
Preferohet përvojë pune në shitje, preferueshme me perde, orendi shtëpiake apo mobile
Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi ndaj klientëve
Interesim për dekorimin dhe kombinimin e produkteve për ambiente të brendshme
Aftësi për të kuptuar kërkesat e klientëve dhe për të realizuar shitje
Organizim, korrektësi dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave
Gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
OFERTA:
Pagë prej 550€ deri në 750€, varësisht nga përvoja e punës
Bonus në bazë të realizimit të shitjes
Orari i punës: e hënë – e shtunë, me ndërrime 09:00–17:00 ose 12:00–20:00
Sigurim shëndetësor
Mundësi për të punuar në një kompani që vlerëson dhe njeh kontributin e punonjësve
Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 08.11.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- Kohë e Plotë
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.