Tarantula logo

Laravel Developer

Tarantula

Laravel Developer (Backend)

Po kërkojmë një Laravel Developer të aftë me të paktën 2 vite përvojë për t’u bashkuar me ekipin tonë të zhvillimit në Tarantula. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të fuqishme backend dhe API-ve të shkallëzueshme, duke siguruar performancë të lartë.

Rreth Nesh

Tarantula është një kompani teknologjike me bazë në Kosovë, e fokusuar në zhvillimin e zgjidhjeve moderne software që ndihmojnë bizneset të thjeshtojnë dhe automatizojnë operacionet e tyre. Produkti ynë kryesor, TrackIno, është një platformë modulare që u jep kompanive kontroll të plotë dhe pamje në kohë reale në të gjitha departamentet.

Ne kombinojmë ekspertizën teknike me një qasje praktike në zgjidhjen e problemeve për të ndërtuar sisteme të shkallëzueshme për mjedise prodhimi dhe operacionale.

Përgjegjësitë:

  • Zhvillimi, mirëmbajtja dhe optimizimi i aplikacioneve backend duke përdorur Laravel

  • Dizajnimi dhe implementimi i API-ve RESTful për web

  • Shkrimi i kodit të pastër, të sigurt dhe efikas sipas praktikave më të mira

  • Integrimi i shërbimeve dhe API-ve të palëve të treta

  • Optimizimi i query-ve të databazës dhe sigurimi i performancës së lartë (MySQL)

  • Bashkëpunimi me zhvillues frontend, dizajnerë dhe anëtarë të tjerë të ekipit

  • Debugging, troubleshooting dhe përmirësimi i sistemeve ekzistuese

  • Shkrimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit teknik

Kërkesat

  • Minimum 2+ vite përvojë me Laravel

  • Njohuri të forta në PHP

  • Përvojë në dizajnimin dhe zhvillimin e API-ve RESTful

  • Kuptim i mirë i MySQL

  • Njohuri me Git (version control)

  • Përvojë me sisteme autentifikimi (JWT, OAuth)

  • Kuptim i caching, queues dhe job processing

  • Njohuri bazë të frontend (Blade, HTML, CSS, JavaScript)

Nice to Have

  • Njohuri me CI/CD pipelines

  • Përvojë me sisteme në kohë reale (WebSockets, broadcasting)


Soft Skills

  • Aftësi të forta në zgjidhjen e problemeve

  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip

  • Kujdes ndaj detajeve dhe cilësisë së kodit

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë
Vendndodhja
Prishtinë

Ndaj këtë punë:

Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet