Junior Social Media Manager

Telegrafi HR

Telegrafi shpall konkurs për pozitën Junior Social Media Manager

Telegrafi
është në kërkim të energjive të reja dhe njerëzve kreativë që duan të zhvillohen në një prej mjediseve më dinamike të medias digjitale në Kosovë.

Nëse i përcjell lajmet, e kupton mënyrën se si funksionojnë rrjetet sociale, dhe mund ta përshtatësh një lajm për platforma të ndryshme, kjo mund të jetë mundësia për ty.

Po kërkojmë një Junior Social Media Manager për t’iu bashkuar ekipit Digjital të Telegrafit.

Lokacioni: Prishtinë
Pozita: Junior Social Media Manager

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe publikimi i përmbajtjeve në platformat sociale;

  • Përgatitja dhe përshtatja e teksteve për postime;

  • Koordinimi i përmbajtjeve sipas planit të komunikimit;

  • Përcjellja e trendeve dhe formateve të reja në rrjetet sociale;

  • Bashkëpunimi me ekipin kreativ për realizimin e përmbajtjeve vizuale dhe video;

  • Monitorimi i performancës së postimeve dhe angazhimit të audiencës;

  • Mbështetja e ekipit në realizimin e kampanjave dhe aktiviteteve digjitale.

Çfarë kërkojmë?

  • Njohuri të mira të platformave kryesore sociale, veçanërisht Instagram, Facebook dhe TikTok;

  • Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim;

  • Kreativitet dhe interes për trendet në social media;

  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet;

  • Përvoja paraprake në social media, marketing digjital ose krijim të përmbajtjes konsiderohet përparësi, por nuk është e domosdoshme.

Çfarë ofrojmë?

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe ndërtim të karrierës në industrinë e medias digjitale

  • Asistencë për edukim dhe trajnime shtesë

  • Ambient modern dhe dinamik pune

  • Anëtarësim falas në palestër

  • Zbritje speciale në Librarinë Dukagjini

  • Mbulim të shpenzimeve telefonike – minuta, SMS dhe internet

  • Mundësi për të punuar me një ekip që çdo ditë përcjell dhe formëson mënyrën se si publiku informohet në platformat digjitale

Si të aplikoni?

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në në emailin [email protected], duke e vendosur në Subject: Junior Social Media Manager.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?