Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Content Writer
Telegrafi
Telegrafi hap konkurs për Content Writer!
Përtej botës së informimit të shqiptarëve anë e kënd botës dhe përçimit të lajmit në mënyrë të saktë e të shpejtë, Telegrafi është super-brendi shqiptar që në themelet e veta shquhet nga inovacioni dhe etja për t’u bërë pjesë e trendeve më bashkëkohore.
Si rrjedhojë, rëndësi të veçantë i kushtojmë suksesit të klientëve tanë të cilëve ua ofrojmë platformat më të fundit globale për promovimin e shërbimeve apo produkteve, si dhe për rritjen e shitjeve dhe fuqizimin e brendit.
Pas rritjes së kërkesës së bizneseve për t’u bërë lider në fushën digjitale përmes Telegrafit, departamenti jonë i Studios hap konkurs për dy (2) pozita të reja për Content writer.
Lokacioni: Prishtinë
Pozita: Content writer (2)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bashkëpunon me ekipin për të krijuar ide dhe koncepte për klientët.
- Shkruan content të qartë, atraktiv dhe pa gabime drejtshkrimore për klientët.
- Takohet me klientët për ta kuptuar mesazhin e tyre, zërin e brendit dhe audiencën e targetuar.
- Propozon koncepte të artikujve për ta fuqizuar një kompani, për t’ia rritur imazhin apo për t’ia rritur shitjet dhe pastaj i implementon ato.
- Bashkëpunon me klientët për t’i edituar dhe modifikuar artikujt në mënyrë që t’iu përshtatet kërkesave të tyre.
Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi në të shkruar të gjuhës shqipe.
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi të gjuhës angleze.
- Minimum 1 vit përvojë pune në Content Writing, fushën e gazetarisë apo të marketingut.
Ju përfitoni:
- Asistencë edukimi dhe trajnime shtesë.
- Anëtarësim falas në palestër.
- Voucher falas për analiza dhe diagnostifikme shëndetësore.
- Zbritje speciale në librarinë Dukagjini.
- Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë.
- Mbulim të shpenzimeve telefonike (Minuta, SMS e internet).
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të e tyre më së largu deri më datën 24.01.2025 në e-mail adresën [email protected] [me subjektin APLIKIM PËR PUNË PËR POZITËN CONTENT WRITER].
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
Njoftime Pune
Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.
Keni Nevojë për Ndihmë?
Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?