Telegrafi logo

Content Writer

Telegrafi

Telegrafi hap konkurs për Content Writer!

Telegrafi shpall konkurs për plotësimin e dy (2) pozitave Content Writer në kuadër të departamentit të Studios në Prishtinë, për krijimin dhe përgatitjen e përmbajtjeve të shkruara për klientët dhe partnerët e Telegrafit.

Kjo pozitë është e dedikuar për zhvillimin e ideve dhe koncepteve kreative, hartimin e artikujve promocionalë dhe përshtatjen e përmbajtjeve me nevojat, mesazhet dhe objektivat e komunikimit të klientëve.

Content Writer do të jetë pjesë e ekipit të Studios dhe do të bashkëpunojë me ekipin dhe klientët në planifikimin, përgatitjen dhe finalizimin e përmbajtjeve për kampanja të ndryshme promovuese.

Nëse ke aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar, kreativitet në zhvillimin e përmbajtjeve dhe përvojë në gazetari, marketing apo Content Writing, kjo është mundësia për t'iu bashkuar ekipit të Telegrafit.

Lokacioni: Prishtinë

Pozita: Content Writer (2) 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bashkëpunon me ekipin për të krijuar ide dhe koncepte për klientët.

  • Kulturë shkrimi dhe kreativitet në përpilimin e përmbajtjes atraktive dhe moderne

  • Koordinohet me klientët për ta kuptuar mesazhin e tyre, zërin e brendit dhe audiencën e targetuar.

  • Propozon koncepte të artikujve për ta fuqizuar nje kompani të klientit, per të arritur promovim adekuat ne kampanja perkatese.

  • Bashkëpunon me klientët për t’i edituar dhe modifikuar artikujt në mënyrë që t’iu përshtatet kërkesave të tyre. 

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe në të shkruar të gjuhës shqipe.

  • Aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze.

  • Minimum 1 vit përvojë pune në Content Writing, në fushën e gazetarisë apo të marketingut.

  • Kreativitet në zhvillimin e ideve dhe përmbajtjeve për klientë të industrive të ndryshme.

  • Aftësi për krijimin e titujve tërheqës dhe artikujve promocionalë.

  • Njohuri bazike të SEO-së dhe trendeve të përmbajtjes digjitale.

  • Aftësi hulumtimi dhe përshtatjeje të stilit të shkrimit me identitetin e brendit.

  • Aftësi për punë ekipore, organizim dhe respektim të afateve.

  • Njohja dhe përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale (AI) për hulumtim dhe krijim të përmbajtjeve konsiderohet përparësi.

Ju përfitoni:

  • Asistencë edukimi dhe trajnime shtesë.

  • Anëtarësim falas në palestër.

  • Zbritje speciale në librarinë Dukagjini.

  • Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë.

  • Mbulim të shpenzimeve telefonike (Minuta, SMS e internet).

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të e tyre më së largu deri më datën 23 tetor 2026 në e-mail adresën [email protected] ne titull të email-it të vendoset APLIKIM PËR POZITËN: CONTENT WRITER.

Ju falënderojmë paraprakisht për interesimin! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë
Vendndodhja
Prishtinë

Ndaj këtë punë:

✨ Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet