Gazetar/e

Telegrafi

Gazetar/e

Telegrafi shpall konkurs për plotësimin e pozitës Gazetar/e.

Nëse ke pasion për gazetarinë, ndjek zhvillimet aktuale dhe di të ndërtosh një storie të qartë dhe tërheqëse, kjo është mundësia për t’u bërë pjesë e një prej mediave më të lexuara në vend dhe rajon.

Përgjegjësitë kryesore

  • Hulumtimi dhe raportimi i lajmeve ditore

  • Shkrimi i artikujve në kohë reale dhe me saktësi

  • Përcjellja e zhvillimeve në fusha të ndryshme (aktualitet, ekonomi, sociale, etj.)

  • Përgatitja e storieve në formate të ndryshme, përfshirë video dhe infografika

  • Fotografimi dhe audio/video xhirimi i përmbajtjes kur kërkohet

  • Bashkëpunimi me ekipin editorial 

Kualifikimet dhe aftësitë

  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar në gjuhën shqipe

  • Njohuri të mira të gjuhës angleze

  • Preferohet përvojë e mëparshme në gazetari (jo obligative)

  • Student/e apo i/e diplomuar në gazetari, shkenca sociale ose fusha të ngjashme (e preferueshme)

  • Njohuri ne rrjete sociale dhe mediave digjitale

  • Aftësi për të punuar nën presion dhe në afate të shkurtra

  • Gatishmëri për orar fleksibil

Çfarë vlerësojmë

  • Kreativitet dhe iniciativë

  • Saktësi dhe përgjegjësi në raportim

  • Aftësi për të identifikuar lajme dhe storie relevante

  • Dëshirë për zhvillim profesional në media

Dokumentet e nevojshme

  • CV (Curriculum Vitae)

  • Letër motivuese

  • (Opsionale) Mostra të punimeve apo publikimeve

Si të aplikoni

Të interesuarit mund të dërgojnë dokumentet në: [email protected]. Kjo pozitë është për 6 muaj me mundesi të zgjatjes.

Afati për aplikim: 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?