Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Gazetar/e për edicionin Telegrafi Diasporë
Telegrafi
Telegrafi shpall konkurs për plotësimin e pozitës Gazetar/e për raportimin e lajmeve dhe zhvillimeve që lidhen me komunitetin shqiptar në diasporë, me fokus në Zvicër.
Kjo pozitë është e dedikuar për koordinimin editorial mes zyrës në Prishtinë dhe asaj në Zvicër, me qëllim informimin e saktë, të shpejtë dhe profesional të lexuesve për ngjarjet, zhvillimet dhe temat me interes nga Zvicra dhe diaspora.
Gazetari/ja do të punojë nga Redaksia e Telegrafit në Prishtinë dhe do të jetë pjesë e ekipit editorial që mbulon zhvillimet nga diaspora, me fokus të veçantë në Zvicër.
Nëse ke pasion për gazetarinë, ndjek zhvillimet aktuale, di të ndërtosh lajme të qarta dhe ke njohuri të gjuhës gjermane, kjo është mundësia për t’u bërë pjesë e një prej mediave më të lexuara shqiptare.
Përgjegjësitë kryesore
Përgatitja dhe publikimi i lajmeve ditore në kohë reale
Hulumtimi, ndjekja dhe raportimi i lajmeve nga Zvicra dhe Diaspora.
Koordinimi i përmbajtjes mes zyrës së Telegrafit në Prishtinë dhe zyrës në Zvicër
Identifikimi i temave relevante për komunitetin shqiptar në Zvicër dhe më gjërë
Përcjellja e zhvillimeve në fusha të ndryshme si aktualitet, ekonomi, komunitet, institucione, kulturë dhe çështje sociale
Shkrimi i artikujve të saktë, profesionalë dhe të përshtatur për publikim digjital
Përgatitja e përmbajtjeve për rrjete sociale dhe formate të tjera mediale
Fotografimi dhe audio/video xhirimi i përmbajtjes kur kërkohet
Bashkëpunimi i vazhdueshëm me ekipin editorial
Kualifikimet dhe aftësitë
Aftësi shumë të mira në të shkruar në gjuhën shqipe
Njohuri të mira të gjuhës gjermane
Njohuri të gjuhës angleze përbën përparësi
Përvojë e mëparshme në gazetari apo media është e preferueshme
Aftësi për të punuar me lajme në kohë reale dhe nën presion
Njohuri për rrjete sociale dhe media digjitale
Gatishmëri për orar fleksibil
Student/e apo i/e diplomuar në gazetari, shkenca sociale ose fusha të ngjashme përbën përparësi
Aftësi për të identifikuar lajme me interes publik
Iniciativë, kreativitet dhe qasje profesionale
Njohje të mirë të mediave digjitale
Komunikim të mirë dhe aftësi për koordinim me ekipe në lokacione të ndryshme
Dokumentet e nevojshme
CV
Letër motivuese
Si të aplikoni
Të interesuarit mund të dërgojnë dokumentet në: [email protected]
Afati për aplikim: deri më 25/06/2026
Vendi i punës: Në redaksinë e Telegrafit, Prishtinë
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Mundësi të Tjera të Fundit
Video Editor (3 pozita)
7/14/2026Telegrafi
Punëtor në Depo
7/13/2026Elkos Group
Pranues Malli
7/13/2026Viva Fresh Store
Department Menaxher/e
7/13/2026Viva Fresh Store
Mirëmbajtëse
7/13/2026Viva Fresh Store
Mjeshtër montimi i fasadave nga xhami
7/13/2026FASAL