Kameramanë dhe Video Editor

Telegrafi

Telegrafi kërkon 2 Kameramanë dhe 2 Video Editor

Në kuadër të misionit për zgjerim të kompanisë dhe sjelljes së risive në tregun medial kosovar, Telegrafi hap konkurs edhe për 2 kameramanë dhe 2 video editor të cilët do të angazhohen për t’i përmbushur nevojat e kompanisë në realizimin dhe montimin e videove të ndryshme.

Lokacioni: Prishtinë

Pozita: Kameramanë (2)
Pozita: Video Editor (2)

Kameramanë
Detyrat dhe aftësitë e kërkuara:

  • Propozon dhe implementon ide kreative për xhirim
  • Njohuri dhe shkathtësi për punë me pajisje për xhirim dhe audio
  • Përvojë pune së paku një vit
  • Të jetë kreativ/e dhe të ketë vetiniciativë
  • Aftësi për të qenë fleksibil në kryerjen e detyrave të ndryshme
  • Zgjidhë probleme teknike dhe praktike


Video Editor
Detyrat dhe aftësitë e kërkuara:

  • Njohuri të avancuara në programet e video-editimit, sikurse Adobe Premiere
  • Përparësi është njohja e programit After Effects
  • Përvojë pune së paku 1 vit në fushën e montazhës
  • Ide kreative për krijimin e videove të stileve të ndryshme


Benefitet: 

  • Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë
  • Hapësirë për komunitetin me pije falas, lojëra e shumëçka tjetër
  • Anëtarësim falas në palestër
  • Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës
  • Paga bazë, dhe të ardhura shtesë të realizuara nga shitja
  • Voucher falas për analiza dhe diagnostikime shëndetësore
  • Shujtë ditore falas
  • Zbritje speciale në librarinë Dukagjini
  • Mbulim të shpenzimeve telefonike (minuta, SMS e internet), etj.


Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe Letër Motivuese përmes e-mailit: [email protected] duke e shkruar në “Subject” pozitën në të cilën po aplikojnë.

Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?