Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Menaxher i Shitjes në Shqipëri
Telegrafi
Telegrafi.com është një nga portalet më të lexuara të lajmeve në gjuhën shqipe. I themeluar në vitin 2006 në Prishtinë, Telegrafi ka zyrat e saj edhe në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Misioni kryesor i Telegrafit është informimi i saktë i qytetarëve në kohë reale, duke ruajtur fuqishëm epitetin e medias së pavarur dhe pozicionin si lider me lexueshmërinë më të madhe në fushën e medias online. Falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të ngushtë mes punonjësve në departamente të ndryshme, Telegrafi numëron miliona shfletime të lajmeve të lexuara çdo muaj.
Duke pasur parasysh planet e zgjerimit, Telegrafi Shqipëri hap konkurs për pozicionin Menaxher i Shitjes për zyrën në Tiranë. Detajet rreth aplikimit i gjeni më poshtë:
Pozicioni/titulli zyrtar i punëmarrësit është: Menaxher i Shitjes
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen aktivitete shitjesh, duke përfshirë negocimin, ofertimin dhe finalizimin e shitjeve.
- Shqyrton progresin e shitjeve dhe parashikon flukse vjetore, tremujore dhe mujore të të ardhurave.
- Zhvillon plane specifike për të identifikuar klientët potencialë.
- Përgatit propozime, negocion dhe harton kontrata të reja të konsumatorëve, si dhe administron kontrata në përputhje me politikat e kompanisë dhe kërkesat ligjore.
- Në bashkëpunim me eprorët ndihmon në formulimin e politikave, praktikave dhe procedurave të shitjes.
- Bashkëpunon në zhvillimin e strategjive të shitjes për qëllime të përmirësimit të pjesës së tregut në të gjitha linjat e shërbimit.
- Kryen detyra të tjera përkatëse, të caktuara nga hierarkia e lartë
- Komunikon me departamentin e Studios
Aftësitë dhe Kualifikimet:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të kryer shkollimin e mesëm, diploma universitare është një përparësi;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Komunikativ/e dhe i besueshëm/e gjatë kontaktit me blerësit;
- Njohje e mirë e punës me kompjuter dhe e paketës Office;
- Mbron vlerat e kompanisë duke ruajtur konfidencialitetin e informacionit;
- Aftësi analitike për të kuptuar tregun dhe për të identifikuar mundësi të reja;
- Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe planifikimi.
Ju përfitoni:
- Asistencë edukimi dhe trajnime shtesë
- Mbulim të shpenzimeve telefonike (Minuta, SMS e internet)
- Mundësi e ngritjes në detyrë dhe zhvillim në të ardhmen
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në e-mail adresën [email protected] [me subjektin APLIKIM PËR PUNË PËR POZITËN MENAXHER I SHITJES] deri me datë: 05.04.2024
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Njoftime Pune
Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.
Keni Nevojë për Ndihmë?
Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?